E kërkonin prej 8 vitesh, kapet krokodili monstër 5 metra i gjatë në Australi

Ndryshe

E kërkonin prej 8 vitesh, kapet krokodili monstër 5 metra i gjatë në Australi

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 17:12
Departamenti i Turizmit bëri të ditur se krokodili u kap rreth 60 kilometra nga qyteti Katherine, duke shmangur kështu mundësinë që të mbërrinte në zonat e populluara.

Është kapur në Australi një krokodil i ujërave të kripura me gjatësi pothuajse 5 metra dhe peshë 600 kilogramë.

Departamenti i Turizmit bëri të ditur se krokodili u kap rreth 60 kilometra nga qyteti Katherine, duke shmangur kështu mundësinë që të mbërrinte në zonat e populluara.

Ai ishte pikasur për herë të parë në vitin 2010, por u deshën 9 vjet që të rojet ta kapnin duke e vënë fillimisht në gjumë për ta neutralizuar më lehtësisht.

Krokodili 60-vjeçar është më i madhi i kapur ndonjëherë në lumin Katherine, që ndodhet në veri të vendit e do t’i kalojë ditët tashmë në një fermë krokodilësh.

“Vepruam për ta kapur pasi duhet të parandalonim kontaktet me njerëzit”,- tha për mediet Tracey Duldig, drejtore e Departamentit të Kulturës dhe Turizmit.

E njohur më shumë për kangurët, peshkaqenët e rrezikshëm dhe “Djajtë” e Tazmanisë, në Australi jetojnë edhe 150 000 krokodilë. Autoritetet vazhdimisht punojnë për kapjen e tyre që të shmangin kontaktet me njerëzit.

Në vitin 2017, 371 krokodilë u kapën pranë qyteteve veriore si Darwin, Palmerston dhe Katherine, ndërsa këtë vit janë kapur deri tani 190 prej tyre.

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat