I ra celulari nga avioni, gruaja habitet kur e gjen

Ndryshe

I ra celulari nga avioni, gruaja habitet kur e gjen

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 07:49
Ilustrim

Duke përdorur aplikacionin Find My iPhone, kjo grua gjeti celularin e saj pasi i ra gjatë një fluturimi.

Sarvinder Naberhaus po udhëtonte me një avion vintage, i cili pjesen lart e ka te hapur dhe gjatë fluturimit argëtues po bënte foto me celular. Papritur, era i rrëzoi celularin nga dora që përfundoi në tokë, në dukje i pagjindshëm dhe i shkatërruar përtej riparimit.

“Era e mori me vete dhe u zhduk. Pashë poshtë dhe vura re fusha me misër,” tha Naberhaus. Piloti i tha se s’do e gjente më atë celular, aq më pak pas rënies nga 300 m lartësi.

Por pasi avioni u ul, Naberhaus përdori aplikacionin Find My iPhone. Në fillim dështoi, por sapo ishte nisur për të marrë një celular të ri, aplikacioni shfaqi në ekran vendndodhjen e celularit të rënë nga lartësia.

Naberhaus bashkë me një shoqe e gjetën celularin në një copëz toke me bar në një zonë të banuar. Pajisja s’kishte asnjë gërvishtje të vetme dhe punonte si më parë.

“E gjeta mes barit. Mes një bari të gjatë, të butë, të këndshëm. Zoti ka sens humori,” tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat