Polica ndjek barkën nëpër lumë, sikur në filma aksion

Ndryshe

Polica ndjek barkën nëpër lumë, sikur në filma aksion

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 14:29
Derisa lundra me të dyshuar lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme, nga pas i shkonin patrullat ujore.

Të pranishmit që u gjenden në breg të lumit Temza në Londër, menduan se po xhirohej ndonjë film aksion, kur panë një barkë të vogël, që ndiqej prej motorëve të policisë.

Derisa lundra me të dyshuar lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme, nga pas i shkonin patrullat ujore.

“Sikur të jetë 007 në ndonjë aksion të ri, ishte interesante për ta shikuar”,ka thënë një i pranishëm.

Në anën tjetër, policia e kryeqytetit anglez, nuk ka bërë të ditur se për kë bëhet fjalë apo nëse është ndaluar barka që po përpiqej të largohej. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat