12-vjeçari shkon në universitet

Ndryshe

12-vjeçari shkon në universitet

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 07:22
Carlos Santamaria Diaz

Carlos Santamaria Diaz është studenti më i ri që është pranuar në Univeristetin Kombëtar Autonom të Meksikës. Vetëm 12 vjeç ai është një gjeni në fushën e fizkës biomjekësore. Djali nga Guadalajara perëndimore, iu nënshtrua një provimi fizike që më pas do t’a bënte atë pjesë të Univeristetit Kombëtar të Meksikës.

Deri në moshën 9-vjeçare, ai mori pjesë në programe të ndryshme universitare në kimi analitike, biokimi dhe biologji.

“Nuk jam një gjeni, jam një fëmijë i lumtur”, u shpreh  Carlos.

Por inteligjenca e tij duket sikur nuk ka kufinj pasi Carlos Diaz i ka ofruar disa këshilla presidentit të zgjedhur të Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador për mënyrën sesi duhet t’a qeverisë Meksikën.

“Së pari, do t’i thoja atij të mos bëjë të njëjtat gabime si presidentët e mëparshëm. Politikanët duhet të kujdesen për vendin sikur kujdesen për vete. Ky vend është plot me njerëz që kanë ëndrra dhe në të njëjtën kohë nuk i realizojnë dot ëndrrat sepse nuk kanë mundësi”, tha ai.

12-vjeçari ka kërkuar që në universitet të trajtohet njëlloj si studentët e tjerë pa privilegje ose përfitime të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat