Plakat vjedhin gjysmë milion dollarë në shkollat ku punonin

Ndryshe

Plakat vjedhin gjysmë milion dollarë në shkollat ku punonin

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 14:20
Joanne Pascarelli dhe Marie Wilson

Dy motra, ish-punëtore në kantinat shkollore në Konektikat të SHBA-së, akuzohen se kanë vjedhur rreth gjysmë milion dollarë nga shkollat në të cilat kanë punuar gjatë pesë viteve të fundit.

Policia thotë se Joanne Pascarelli (61) dhe Marie Wilson (67) u dorëzuan pasi një urdhër arresti të lëshuar.

Ato kishin kryer vjedhjen nga dy shkolla të mesme në të cilat kanë punuar në periudhën 2012-2017.

Motrat u liruan nga burgu me kaucion prej 50,000 dollarësh, dhe do të dalin para gjyqit në fund të gushtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat