Orangutani i vogël shpëtohet pasi u gjet duke qarë në shkurre

Ndryshe

Orangutani i vogël shpëtohet pasi u gjet duke qarë në shkurre

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 19:04
Orangutani i vogël

I vogli i orangutanit është gjetur i vetëm në xhungëll.

Orangutani i vogël, nëna e të cilit pretendohet se ka vdekur, është shpëtuar nga vendasit heroikë pasi u gjetë duke qarë vetëm në xhungël.

Një punëtor i plantacioneve, i quajtur Rahman, gjeti majmunin duke qarë në shkurre dhe raportoi zbulimin tek menaxherja e tij.

Ky punëtor pasi e pa, mendoi se nëna e foshnjës do të kthehej për ta marrë atë dhe e lanë aty ku ishte, por kur u kthye ai ishte ende në të njëjtin vend, bile i mërzitur.

Ekipi nga Shpëtimi Ndërkombëtar i Kafshëve (IAR), e quajti majmunin e vogël Rahman, me emrin e njeriut që e gjeti atë.

Pretendohet se nëna e Rahman ishte vrarë nga gjuetarët e paligjshëm.

Ndryshe, ekspertët vlerësojnë se popullsia orangutane e vendit ka rënë në 60 përqind që nga viti 1950.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat