28 gushti, dita kur kujtohen kafshët që nuk janë më

Ndryshe

28 gushti, dita kur kujtohen kafshët që nuk janë më

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 08:01
Ilustrim

28 gushti është data kur njerëzit në gjithë botën kujtojnë kafshët që kanë humbur.

Të gjithë ata që i duan kafshët e dinë pikëllimin me të cilin shoqërohet ndarja në këto raste. Kafshët shtëpiake bëhen familje dhe pjesë e rëndësishme e jetës së njeriut. Vuajtja për humbjen e tyre, është e ndryshme për çdo njeri, andaj edhe kjo ditë synon që të ofrojë një mundësi për shërim të plagëve.

Duhet të gëzoheni për shtëpitë që u ofruar dhe gëzimin që morët si kthim. Kur të jeni të gatshëm, do ta zëvendësoni kafshën tuaj me një kafshë tjetër shtëpiake. Ka shumë kafshë që presin ende për një shtëpi.

Zakonisht kjo ditë shënohet duke ndarë kohën për të kujtuar momentet me kafshën që keni humbur, konsideroni mundësinë që të vizitoni strehimore të kafshëve, nëse ndjeheni të gatshëm.

Qentë, macet, dhe kafshët e tjera lënë një zbrazëti në shtëpi me mungesën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat