Tmerri i grave, “monstra” i përdhunonte sistematikisht dhe i torturonte me gjarpër

Ndryshe

Tmerri i grave, “monstra” i përdhunonte sistematikisht dhe i torturonte me gjarpër

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 07:38
John Dickson

Një përdhunues serial në Skoci është dënuar nga Gjykata me 14 vite burg për përdhunim dhe abuzim me katër gra. John Dickson ka përdhunuar një grua 1 mijë herë për 5 vite me radhë.

Ai akuzohet dhe për përdhunimin e një gruaje tjetër, të cilën e ka tortuar me një gjarpër Boa 9 metra të gjatë. John është shpallur fajtor gjithashtu se ka abuzuar me dy gra të tjera, njëra prej të cilave ishte dhunuar sistematikisht.

Krimet e të dënuarit kanë ndodhur në vitet 2000-2017. Gjyqtari i çështjes tha se “gratë e dhunuara ishin poshtëruar dhe degraduar nga sjellja kriminale e Dickson e një natyre mjaft ekstreme”.

Viktimën e dytë, autori e përdhunoi vazhdimisht dhe përdori një gjarpër për ta torturuar. Kurse gruaja e katërt e abuzuar, ishte frikësuar aq shumë saqë u gjet e fshehur në dollap duke mbajtur një thikë në dorë për vetëmbrojtje. Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, policia skoceze ka deklaruar se nuk do të tolerojë aspak dhunën në familje.

“Kjo ngjarje duhet të shërbejë si paralajmërim për këdo që mendon se mund t’i shpëtojë dhunës në familje. Policia skoceze nuk do ta tolerojë. Ne gjithmonë do të hetojmë dhe do të ndjekim me metoda proaktive të gjitha rastet e dhunës në familje për të nxjerrë përpara drejtësisë të gjithë abuzuesit”, deklarojnë autoritetet skoceze.

Pasi të jetë liruar nga burgu në përfundim të dënimit, John Dickson do të monitorohet për 4 vite.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat