Vret të vëllain në dasmën e motrës

Ndryshe

Vret të vëllain në dasmën e motrës

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 07:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Duhej të ishte ditë e shënuar për të gjithë familjen, por një pakujdesi e çastit e ka kthyer dasmën në mort.

Hasan Koyun po kërcente në dasmën e së motrës në Nidge të Turqisë, kur vëllai i tij i vogël mori armën dhe nisi të qëllonte në shenjë gëzimi.

Nga një video e xhiruar nga të pranishmit në dasmë shihet se Ramazan Koyun tërheq këmbëzën e pistoletës pa e ngritur ende tytën e saj në ajër duke qëlluar në kokë të vëllain, baba të dy fëmijëve.

I plagosuri rëndë u dërgua menjëherë në spitalin Nigde Omer Halisdemir, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti tu mbijetojë plagëve.

Policia nisi menjëherë hetimet dhe arrestoi 9 persona. Si rezultat i hetimeve u provua se ishte vëllai i viktimës ai që kishte qëlluar. Ramazan Koyun u kap së bashku me armën e krimit.

Video është shpërndarë gjerësisht në median sociale në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin kundër përdorimit të armëve në raste gëzimi.

Image
Hasan dhe Ramazan Koyun
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat