Ia vë kokën në guaskë të WC-së, tash e ruan policia

Ndryshe

Ia vë kokën në guaskë të WC-së, tash e ruan policia

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 13:03
Xhirimi bëri bujë në internet dhe nxiti hidhërimin e shumë njerëzve nga e gjithë bota.

Cathline Wolf nga Lisburgh, Florida, kishte dënuar të birin duke i futur kokën në guaskë të WC-së për shkak se kishte fyer.

Xhirimi bëri bujë në internet dhe nxiti hidhërimin e shumë njerëzve nga e gjithë bota.

Wolf tha se kishte bërë shaka, por derisa në xhirim dukej si mbahej për dore nga e ëma me kokë në guaskë, djaloshi dëgjohej duke qarë dhe bërtitur “jo”.

"Kur shau desha t’ia mbush gojën sapun, por ai më iku për dhjetë minuta dhe kur më në fund e zura, më ra ndërmend t’ia vë kokën në guaskë të WC-së për të bërë shaka”, tha ajo.

Për shkak të kërcënimeve me vdekje nga komentues të shumtë, Wolf është detyruar të kërkojë mbrojtje policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat