Shefi fiton 11 milionë dollarë në orë, punëtorët 12 dollarë

Ndryshe

Shefi fiton 11 milionë dollarë në orë, punëtorët 12 dollarë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 13:19
Ilustrim

Jeff Bezos, njeriu i parë i Amazon fiton për një orë më shumë se 11 milionë dollarë, ndërsa punonjësi i tij më së paku i paguar merr 12 dollarë në orë.

Kjo bie në sy, duke marrë parasysh faktin se Amazon ka kaluar kohët e fundit vlerën e tregut prej një bilion dollarë.

Në vitin 2018, Bezos rriti pasurinë e tij për 67 miliardë, që sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg i bie se tash ka arritur në total prej 167 miliardë dollarësh.

Sipas një llogarie del se Bezos, i cili fitoi 67 miliardë dollarë për 250 ditë të këtij viti, fiton 268 milionë dollarë në ditë ose 11,166,666 në orë.

Numri është pothuajse një milion herë më i madh se të ardhurat mesatare të punëtorëve të Amazon, që është 15dollarë, ndërsa punëtorët me paga më të ulëta arrijnë 12 dollarë në orë.

Përndryshe, pagat në nivel vjetor në Amazon ndryshojnë nga 58,703 deri në 146,455 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat