Mamaja 23-vjeçare ofron seks online

Ndryshe

Mamaja 23-vjeçare ofron seks online

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 21:28
Elizabeth Wilkins

Një nënë 23-vjeçare është akuzuar se ka plagosur rëndë foshnjen e saj teksa ofronte shërbime seksuale online. Ngjarja ka ndodhur në Plymouth të Britanisë së Madhe. Sipas gjykatës, 23-vjeçarja Elizabeth Wilkins dhe i dashuri i saj 30-vjeçar i kishin rrezikuar seriozisht jetën fëmijës së vogël duke ofruar shërbime seksuale në internet.

Sipas gjykatës, 23-vjeçarja ofronte shërbime me çmime që varionin nga 95 Paund për 15 minuta deri në 850 Paund. Mjekët thanë se fëmija i 23-vjeçares kishte pësuar gjakëderdhje në tru dhe kishte brinjë të thyera. Ata i thanë jurisë së gjykatës se dëmtimet e fëmijës nuk mund të ishin shkaktuar aksidentalisht.

Image

Elizabeth Wilkins i tha më vonë policisë duke pretenduar se i dashuri e saj e kishte mbytur njëherë foshnjen gjatë seksit. Ajo deklaroi për autoritetet gjithashtu se ai e kërcënonte atë se do ta braktiste nëse nuk performonte akte seksuale. Sipas saj, i dashuri i sugjeronte që të ofronte disa shërbime të ndryshme seksuale. Megjithatë, ajo ka mohuar që fëmija të jetë plagosur qëllimisht, duke pohuar se gjithçka ka qenë aksidentale. Gjyqi vazhdon dhe pritet të zgjasë disa javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat