Për herë të parë në histori xhirohet gjirafa e bardhë

Ndryshe

Për herë të parë në histori xhirohet gjirafa e bardhë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 18:15
Gjirafa e bardhë

Xhirimi i rrallë është bërë nga punëtorët e një rezervati në Keni, pasi banorët lokalë i njoftuan për këto kafshë.

Gjirafat e bardha janë shumë të rralla dhe ato janë xhiruar për herë në shtetin afrikan, më saktë në rezervatin Ishaqbini Hirola.

Në xhirim shihet nëna dhe një gjirafë e vogël, e cila vuan nga një gjendje gjenetike si pasojë e së cilës nuk mund të marrë pigmentet e zakonshme.

Kjo është hera e parë në histori që xhirohet ndonjë gjirafë e bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat