Judy Cochran ishte përgatitur tri vjet për të kapur aligatorin e gjatë 3.5 metra.
Gjuetia nuk ishte e zakonshme, pasi kishte të bëjë me motive hakmarrjeje, transmetojnë mediat amerikane.
Aligatori me peshë mbi 260 kilogramë kishte ngrënë kohë më parë ponin e Judy.
“Një plumb në kohë dhe aligatori u zhyt në ujë. Ata zakonisht para ngordhjes rrokullisen, por ky jo”, tha ajo për mediat në Teksas.
Judy, e cila është në moshë të shtyrë, planifikon që mishin e krokodilit ta ha familja e saj, ndërsa nga lëkura e krokodilit do të bëjnë çizme.
“Kokën dhe bishtin e krokodilit do ta mbajmë që sa më gjatë të kënaqem në hakmarrjen time”, shprehet ajo.
Pasi kishte postuar foton në rrjetet sociale, Cochran thotë se miqtë e saj nuk i kishin besuar se ajo kishte vrarë aligatorin.
“Disa njerëz më thanë se nuk e kisha vrarë, por unë ju them se po”, tha Judy për Fox News.