Gjendet “kupa e shenjtë”, zgjidhet misteri 558 milionë i vjetër

Ndryshe

Gjendet “kupa e shenjtë”, zgjidhet misteri 558 milionë i vjetër

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 18:24
Shkencëtarët më herët kishin menduar se Dikinsonia ishte një amebë e madhe, por tash studimet e reja ruse zbuluan se origjina e saj e vërtetë në fakt nënkupton edhe njërën prej kafshëve të para.

Shkencëtarët kanë konfirmuar se fosili i pazakonshëm në formë ovale, i gjetur para disa vitesh, në fakt është fosili më i vjetër i njohur i kafshëve dhe ky zbulim është “kupa e vërtetë e shenjtë” në paleontologji, shkruan Indipendent.

Për dekada shkencëtarët kanë debatuar lidhur me origjinën e Dikinsonia, e cila në Tokë ka jetuar para 558 milionë vjetësh, gjatë periudhës Ediakaran.

Shkencëtarët më herët kishin menduar se Dikinsonia ishte një amebë e madhe, por tash studimet e reja ruse zbuluan se origjina e saj e vërtetë në fakt nënkupton edhe njërën prej kafshëve të para.

Fosili ishte i ruajtur mirë kur është gjetur nga shkencëtarët dhe aty janë gjetur edhe gjurmë kolesteroli, një lloj yndyre e cila është indikator i qartë se bëhet fjalë për origjinën e saj prej kafshe.

Deri më tash në paleontologji konsiderohej se kafshët e mëdha nisën të dominojnë në Tokë në periudhën Kambrium, para rreth 541 milionë vjetësh.

Përveç nivelit të lartë të kolesterolit në këtë fosil, shkencëtarët kanë gjetur se i mungojnë edhe markerët kimikë për të cilët dihet se janë të lidhur me kërpudhat.

Fosili ishte gjetur në afërsi të Detit të Bardhë, i cili ndodhet në pjesën veriperëndimore të pjesës evropiane të Federatës Ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat