Lundron 49 ditë i vetëm në oqean, lutej të shpëtonte nga peshkaqenët

Ndryshe

Lundron 49 ditë i vetëm në oqean, lutej të shpëtonte nga peshkaqenët

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:45
Tinejxheri indonezian Aldi Novel Adilang ka mbijetuar 49 ditë i vetëm në Oqeanin Paqësor

Tinejxheri indonezian Aldi Novel Adilang ka mbijetuar 49 ditë i vetëm në Oqeanin Paqësor pasi stuhia kishte shkëputur barkën e tij dhe e dërgoi në udhëtimin e gjatë prej 2.500 kilometrash, ndërsa u shpëtua në afërsi të ishullit Guam, territori amerikan në Paqësor.

AP shkruan se 18-vjeçari Adilang pas një jave kishte mbetur pa ushqim dhe kishte mbijetuar duke gjahtuar peshq dhe duke pirë ujë deti.

Adilang tha për AP se në barkë kishte ndezur llambën çdo herë që kishte parë ndonjë anije të kalojë në afërsi.

“Mendova se nuk do të shoh më familjen dhe jam lutur çdo ditë”, tha ai, i cili në fillim të këtij muaji u kthye në fshatin e tij në Indonezi.

NBC shkruan se Adilang gjatë kohës sa kishte qëndruar i vetëm në oqean kishte lexuar Biblën, ndërkohë që shpesh rreth barkës së tij kishin notuar peshkaqenë.

“Rrija ulur dhe lutesha që peshkaqenët të largoheshin”, tha Adilang.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat