Eksperimenti me materie kimike nuk shkoi si duhet, i vë flakën tërë tavolinës

Ndryshe

Eksperimenti me materie kimike nuk shkoi si duhet, i vë flakën tërë tavolinës

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 07:37
Pamje nga video

Nxënësja e paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, që provoi të digjte një bankënotë prej një dollarëve, duke e ‘lënë të paprekur’ i vuri flakën tërë tavolinës së shtëpisë.

E tëra që donte ajo, ishte të përfundonte këtë eksperiment me materie kimike, por nga flak iu përfshi edhe etanoli i lëngët që e kishte në një enë.

Shuarja e flakës nuk shkoi si duhet dhe u përfshi edhe mbulesa që u lag me materien e ndezshme.

“Mos e provoni këtë eksperiment në shtëpi, apo pa mbikëqyrjen e dikujt më të vjetër”, ka qenë shënimi përbri videos, që përfundon pa treguar se si vazhdoi ngjarja.

Mësohet se ajo ka arritur t’i shuante flakët, duke mos pësuar ndonjë djegie në trup, apo dëmtim të konsiderueshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat