Zbulohen 2 400 specie të reja bimore

Ndryshe

Zbulohen 2 400 specie të reja bimore

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 17:47
Ilustrim

Si rezultat i një pune trivjeçare në pyjet e Kolumbisë Britanike, në perëndim të Kanadasë, janë zbuluar rreth 2 400 specie të reja bimore.

Kërkuesit shkencorë dhe studentët nga Universiteti i Kolumbisë Veriore Britanike (UNBC) bënë studime në pyjet e Chun T’oh Whudujut Park, 115 kilometra nga qyteti Prince George.

Në fund të studimit janë zbuluar rreth 2 400 specie të reja bimore, disa prej tyre të panjohura më parë.

Prof. Dr. Darwyn Coxson nga Departamenti i Ekosistemeve dhe Menaxhimit në UNBC, tha se ekipi në fjalë ka kryer më shumë se 100 hulumtime përreth pyjeve dhe se kanë regjistruar specie të ndryshme bimore.

“Ne jemi shumë me fat për posedimin e një trashëgimie kaq të pasur të biodiversitetit në Kolumbinë Britanike dhe mendoj se është e rëndësishme bartja e kësaj tek gjeneratat e ardhshme”, thotë Coxson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat