Kishte mësuar se shoqja e tij ishte sëmurë me grip dhe për t’i ndenjur pranë, një djalë vetëm 9 vjeç pasi mbaroi mësimin, hipi në autobusin e shkollës dhe e bindi shoferin që ta çonte në shtëpinë e saj.
Vogëlushi i cili nuk e kishte lajmëruar nënën dhe babanë, me “arratisjen e tij të dashurisë”, shqetësoi pafund familjen. Djali, nxënës i fillores në një shkollë në Canavese, në Torino të Italisë, kur pa autobusin e shkollës, nuk u mendua dy herë që t’i kërkojë ndihmë shoferit. Duhet të priste një mikeshën e së ëmës, e cila duhet ta çonte në shtëpi, por u zhduk pa gjurmë.
Gjithçka për të parë vajzën që kishte në zemër dhe për dashurinë ndaj saj, harroi të lajmëronte familjen. Është kjo historia e ndodhur këtë të martë, e cila alarmoi familjarët e 9-vjeçarit të cilët kërkuan ndihmë në polici. Por pas kërkimeve kur u zbulua se çfarë kishte ndodhur, prindërit e lanë djalin që të kalonte pasditen me mikeshën e tij të sëmurë.