Përgatitet për varrimin e tij, por pas 5 muajsh…

Ndryshe

Përgatitet për varrimin e tij, por pas 5 muajsh…

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:23
Duncan McGunnigle

Duncan McGunnigle u përgatit jo vetëm shpirtërisht për të ikur nga kjo jetë, por bëri edhe të gjitha përgatitjet për varrimin e tij, duke mbuluar edhe shpenzimet.

Fundja mjekët i kishin dhënë fare pak kohë për të jetuar. Ai vuante nga kanceri dhe priste që të vdiste në fund të muajit Prill, pasi mjekët i thanë se kishte vetëm 6 javë jetë.

52-vjeçari u kujdes për të gjitha detajet e varrimit të tij, madje u martua edhe me partneren e tij prej 24-vjetësh, që të mos kishte asnjë pishman në jetë.

Duncan kishte luftuar me kancerin e lëkurës për 5 vjet dhe kur mori vesh se e kishte humbur, nisi të marrë vaj kanabisi, si një përpjekje e fundit. 52-vjeçari nga Paisley, Renfrewshire e mori vajin e kanabisit nga disa miqtë e tij që ia sollën nga Holanda.

Ai nisi ta përdorte dhe jo vetëm që nuk vdiq pas 6 javësh siç kishin parashikuar mjekët, por që nga ajo kohë kanë kaluar 5 muaj. Duncan beson se ishte pikërisht vaji i kanabisit që e mbajti në jetë.

“Kisha lexuar për lajme jashtë vendit që një prej vajrave të kanabisit mund të kuronte kancer, ndaj shpresoj që kur të shkoj për të bërë skanerin e radhës të marr lajme të mira”, tha 52-vjeçari.

Vaji i kanabisit i njohur edhe me emrin kanabidiol (CBD) mund të blihet nëpër farmaci në Britaninë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat