Këpucën që i ra gjatë parakalimit, e ktheu sërish në këmbë pa e prishur radhën

Ndryshe

Këpucën që i ra gjatë parakalimit, e ktheu sërish në këmbë pa e prishur radhën

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 11:48
Pamje nga video

Studentja e një shkolle ushtarake në Kinë, të cilës i ra këpuca gjatë një parakalimi, arriti që ta kthente sërish në këmbë pa e prishur radhën.

Organizimi që zhvillohej për të përfunduar një etapë të obligueshme trajnimesh, shënoi edhe ngjarjen e rrallë që është bërë virale në internet.

Gjithçka ishte në rregull me grupin ushtarak, që lëvizte në rresht para kapitenëve që qëndronin në podium. Derisa njërës të mos i ikte këpuca.

Duke mos rënë pre e panikut dhe ngatërrimit, ajo arriti ta fuste sërish në këmbë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Kurset ushtarake, janë të obligueshme për nxënësit që përfundojnë shkollën e mesme dhe ata që janë në vitin e parë të studimeve. Gjatë trajnimeve dy javore, ata mësojnë ushtrime fizike, si dhe aftësitë elementare të shpëtimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat