Pse duhet të flini natën para provimit

Ndryshe

Pse duhet të flini natën para provimit

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Studentët mendojnë se të rrish gjithë natën zgjuar para një provimi dhe të mësosh është gjëja e duhur.

"Por kjo është gjëja më e keqe që mund të bëni,"-paralajmëron pedagogu i psikologjisë, Jakke Tamminen në Universitetin Royal Holloway.

Tamminen është një ekspert që studion  mënyrën sesi ndikon gjumi në kujtesë.

Sipas tij gjumi është thelbësor për ngulitjen e njohurive në tru.

"Edhe pse nuk jeni duke studiuar kur flemë, truri juaj është ende duke studiuar,"-tha ai.

Pjesëmarrësit në studim mësuan fjalorin e ri dhe qëndruan zgjuar gjatë gjithë natës. Tamminen krahasoi memorizimin e fjalëve të reja pas disa netëve, dhe pas një jave.

Edhe pse rikuperuan gjumin kishte një diferencë të madhe se sa shpejt i kujtonin fjalët ne krahasim me grupin e pjesëmarrësve që nuk u privuan nga gjumi.

“Nuk mund të mbani mend shumë gjëra nëse nuk flini siç duhet”-na tregon eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat