Varroset i gjallë

Ndryshe

Varroset i gjallë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:42
John Edwards

Një qytetar amerikan mori një vendim interesant për të zbuluar “ndjenjën” se si është kur të varrosesh.

John Edwards vendosi të varroset i gjallë dhe të qëndrojë për ditë e tri net brenda në sarkofag.

Por, arkivoli ishte i ndriçuar dhe me oksigjen dhe përdori edhe rrjetet sociale.

Edwards është ish-narkoman dhe alkoolist që kishte mendime vetëvrasëse. Luftoi për kohë të gjatë me këto probleme dhe dëshiroi t’iu ndihmojë të gjithë atyre që kanë probleme të ngjashme.

 “Plani im ishte që t'i përgjigjesha pyetjeve të tyre nga varri para se ata të përfundonin vetë aty. Doja t'u jepja atyre një mesazh shprese”, tha ai.

Edwards tregon për ndjenjat që kishte kur “u varros”.

"Kur shtriheni brenda dhe kapaku mbyllet, ju dëgjoni duke hedhur dheun në arkivol. Kjo është pak e frikshme," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat