“I kërkoi një kolegu nga puna të më merrte në telefon”, si e gënjeu 35-vjeçari gruan për 9 vite rresht

Ndryshe

“I kërkoi një kolegu nga puna të më merrte në telefon”, si e gënjeu 35-vjeçari gruan për 9 vite rresht

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 07:56
Lucy Witchard tregon se si u gënjye nga burri i saj që ditën e parë kur janë njohur.

Kurrë nuk i dihet se me kë mund të jesh duke dalë apo edhe martuar. E këtë e vërteton 31-vjecarja me historinë e saj të pabesueshme se si u gënjye nga burri i saj që ditën e parë kur janë njohur.

Lucy Witchard nga Leicester, 31 vjeçe, ka treguar se tashmë ish-burri i saj, David Carroll, 35 vjeç, e ka gënjyer që në vitin 2006, teksa i ka rrëfyer në takimin e parë se kishte leucemi.

E megjithatë, Lucy u martua me të në vitin 2011, ndërsa në vitin 2015 David mori nga vjehrra e tij 2 mijë dollarë për trajtim të specializuar në SHBA, pasi shtirej sikur ishte në fazën e fundit të sëmundjes dhe pikërisht këtë vit zbuluan edhe mashtrimin.

Nëna e 31-vjeçare është shprehur për Daily Mail:

Në 2015-n ai erdhi tek unë dhe më tha se doktorët i kishin thënë se kishte vetëm 5 apo 10 muaj jetë. Çfarë mund të bëja tjetër, veçse ta ndihmoja. Duke e dikur se kam para për të ndihmuar bashkëshortin e vajzës, që mos të lejoja të ngelte vejushë.”
Ndërsa vetë Lucy thotë:

Ai madje i ka kërkuar një kolegu te puna që të më marrë në telefon, duke pretenduar se është doktori i tij.
Tani David dhe Lucy janë divorcuar dhe 31-shprehet se gjithë kjo gënjeshtër e ka bërë të ndihet keq dhe nervoze.

Por ndarja e tyre nuk ka kaluar pa zhurmë, teksa 35-vjeçari është dënuar me burg për mashtrim nga Gjykata e Magjistraturës në Leicester, UK.

Mashtrimi i dhëndrit të familjes Witchard u zbuluar kur David po shijonte pushimet në vend të terapisë që thoshte se po ndiqte.

Ndër më dyshuesit për këtë histori ishte vëllai i Lucy-t, Thomas dhe e shoqja e tij Abi, të cilët nisë edhe investigimet.

E ndërkohë tani 31-vjeçarja ka niur një jetë të re krah bashkëshortit të ri Keith.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat