“Fitoj mbi 100 mijë euro në vit me çorape e këpucë të përdorura”, vajza tregon sekretin

Ndryshe

“Fitoj mbi 100 mijë euro në vit me çorape e këpucë të përdorura”, vajza tregon sekretin

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 07:56
Roxy Sykes

Një vajzë e re, e cila punon si modele fetish, ka treguar se arrin të fitojë mbi 100 mijë paund në vit vetëm duke shitur çorape dhe atlete të përdorura për fansat e saj.

Pasi dikush e komplimentoi për bukurinë e këmbëve, 33 vjeçarja Roxy Sykes mendoi se me to mund të bënte shumë para, nëse i hynte industrisë erotike.

E reja hapi një faqe në Instagram ku reklamonte këmbët e saj dhe tregonte se cili ishte qëllimi që kishte.

Brenda një muaji ajo arriti të mblidhte plotë 10 mijë ndjekës, e më pas nisi të dëgjonte kërkesat e ndjekësve.

Roxy, e cila është nga Londra, nisi të shesë këpucë dhe çorape përmes llogarisë së saj në Instagram.

Një palë çorape të përdorura kushtonin 20 paund, ndërsa një palë këpucë, plotë 200 paund.

Duke qenë në këtë treg për më shumë se 4 vite, Roxy shprehet se arrin të fitojë edhe 8 mijë paund në një muaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat