Zgjatja e qerpikëve i shkakton probleme në shikim një vajze

Ndryshe

Zgjatja e qerpikëve i shkakton probleme në shikim një vajze

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Një studente nga Britania e Madhe ka njoftuar në rrjetin social, Twitter për problemin që i kishte shkaktuar zgjatja e qerpikëve.

Ajo me lot në sy kishte përshkruar tmerrin qe e kishte përjetuar, duke thënë se për dy orë të plota kishte humbur shikimin.

Fatmirësisht më pas iu kishte kthyer shikimi, por se ende ka dhimbje të tmerrshme.

E gjitha kjo ndodhi pasi në vendin ku kishte shkuar kishin përdorur ngjitës të thonjve për ta kryer procesin e ngjitjes së qerpikëve në vend të atij adekuat.

Mjekët kanë thënë se rreziku ka qenë tejet i madh për ta humbur shikimin ose për ndonjë infeksion serioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat