Kujtoi se ishi ia kishte bërë bllok në WhatsApp, do shkriheni së qeshuri nga ajo që i shkroi

Ndryshe

Kujtoi se ishi ia kishte bërë bllok në WhatsApp, do shkriheni së qeshuri nga ajo që i shkroi

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Zakonisht, kur çiftet e reja ndahen, mendojnë se në mos njëri, tjetri do t’i bëjë bllok ish-partnerit në rrjetet sociale, për të mos marrë kështu asnjë mesazh nga ai.

Dhe kështu ndodhi me një vajzë, e cila u bllokua nga ish-i i saj, por dy ditë më vonë, ajo vendos që ta përdorë emrin e tij në bisedë, si një vend ku mund të shënonte gjërat e saj. Dhe kështu bëri, për t’i kujtuar vetes se çfarë duhet të blinte ditën e nesërme, ajo i dërgoi mesazh ish-të dashurit.

Në mesazh shkruhej: "Do blesh patate, makroekonominë dhe stilolaps". Mirëpo, atëherë kur nuk e priste, ish-i i ka dërguar përgjigjen epike.

Ai i shkruante: "Hej Zot, mendova se i dhe fund me mua". Përgjigja e të riut e befasoi atë sa nuk kishte ide më të mirë se sa të bënte screenshot bisedën e WhatsApp dhe ta postonte në rrjetet sociale, ku u bë virale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat