72-vjeçarja arrestohet për mbi 700 vjedhje

Ndryshe

72-vjeçarja arrestohet për mbi 700 vjedhje

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Një 72-vjeçare e dyshuar për 700 vjedhje në dyqane, kryesisht në ato me lodra, u arrestua javën e kaluar në Paris, njoftoi policia pariziane, raporton AFP.

Në origjinë të arrestimit të saj, një ankesë e dërguar në mes të tetorit nga përgjegjësja e një dyqani me lodra prej druri në lagjen numër XVIII të kryeqytetit francez, që kishte njohur 18 nga lodrat e vjedhura në dyqanin e saj të shiteshin në një faqe interneti.

Hetuesit identifikuan më pas gruan 72-vjeçare, që jetonte në të njëjtën lagje.

Ajo kishte publikuar 957 njoftime që prej muajit qershor ku shiste kryesisht lodra, që përshkruheshin si të reja dhe me ambalazh origjinal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat