Shtohet familja më e madhe, vjen në jetë fëmija i 21-të

Ndryshe

Shtohet familja më e madhe, vjen në jetë fëmija i 21-të

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 13:25
Bonnie Raye

Familja më e madhe në Britani është rritur akoma më shumë pasi kanë mirëpritur në jetë fëmijën e 21-të.

Sue Radford ka sjellë në jetë foshnjen Bonnie Raye vetëm 12 minuta pasi i erdhën dhimbjet e lindjes.

Noel dhe burri i saj janë të bindur se nuk do të kenë më fëmijë, por kjo është diçka që e kanë thënë edhe më parë.

"Kemi vendosur se nuk duam më. Bonnie e përmbushi familjen tonë,"-tha 43-vjeçarja.

Ndërsa Noel shtoi: "Disa njerëz vendosin që të ndalojnë pasi bëjnë 2 ose 3 fëmijë. Por ne e morëm vendimin pas fëmijës së 21-të."

Bonnie, e cila lindi të martën, tashmë është në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Foshnja është tre dekada më e vogël se motra e saj më e madhe, Chris.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat