Kush ka një poç të vjetër elektrik - shkon në burg

Ndryshe

Kush ka një poç të vjetër elektrik - shkon në burg

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Në Zimbabve këtë javë është plotësuar ligji që ndalon blerjen dhe shitjen e poçeve të vjetra klasike.

Tani, posedimi i poçeve të tilla është i dënueshëm, madje edhe i dënueshëm me burg.

Kjo do të thotë që qytetarët, bizneset, shkollat dhe institucionet e tjera mund të ndëshkohen jo vetëm për shkak të blerjes së një poçi të vjetër, por edhe nëse i kanë ato në shtëpi, shkruan gazeta Herald nga Harare. Autoritetet duan të detyrojnë të gjithë konsumatorët të përdorin ndriçim më efektiv, siç është dioda e dritës (LED).

Ideja është se kjo do të ndihmojë t’i jepet fund mungesës së energjisë njëzetvjeçare në Zimbabve, duke kursyer deri në 42 megavat energji elektrike dhe duke parandaluar ndotjen e ajrit nga tymi i një termocentrali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat