Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Lumezi

Ngushëllime

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Lumezi

Më: 16 maj 2015 Në ora: 10:55

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Lumezi, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, mjekut e intelektualit, Engjëll Lumezi.

Në telegram thuhet:

E nderuara familja Lumezi,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të dr. Engjëll Lumezit.

E ndaj me ju, e nderuara familje, këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar me shumë respekt punën dhe kontributin e çmuar të Dr. Engjëll Lumezit, njërit ndër mjekët e parë shqiptarë në Prizren.

Dr. Engjëll Lumezi do të kujtohet për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë si mjek, si ligjërues shumëvjeçar në Fakultetin e Mjekësisë, si bashkëthemelues i Katedrës dhe i Institutit të Fiziologjisë.

Ndarja nga jeta e Dr. Lumezit është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për miqtë, për bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata studiues që patën fatin të mësojnë nga ai.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat