Na iku një mendje e një gazetari, që therandasëve ju duhen edhe 50 vite për ta krijuar një gazetar si Rasim Thaçi

Opinione

Na iku një mendje e një gazetari, që therandasëve ju duhen edhe 50 vite për ta krijuar një gazetar si Rasim Thaçi

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 7 dhjetor 2020 Në ora: 07:58
Arkiv

Ora17, e 6 dhjetorit të 2020, ishte një lajm i trishtueshëm, mora lajmin shumë të hidhur, se paska ndrru jetë, Gazetari, Rasim Thaçi. e po pleqëria nuk sjell gjetë mirë!

Kolegët po të perkujtojnë, shpejt na ike Rasim

Që nga vitet e 70 -ta ,Rasimi u bë gazetar dhe qe atëherë e përvetësojë zanatin e gazetarisë dhe punoi në disa gazeta por së fundi ishte korrespodent tek gazeta ditore, "Bota sot." Ka punuar edhe në GKI Ballkani- Suharekë derisa u futën masa e dhunshme të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. Rasimi herë herë edhe shkruante poezi,dhe kemi pas rastin të lexojm në shtyp.

Bashkëshortja e tij, Sherife Berisha Thaçi, ajo tani eshte edhe poete,shkrimtare ,e njohur , në Kosovë po se po ,por edhe jashtë saj.

Refki Reshtaj, bashkëpuntori dhe kolegu më i ngusht, përkujton kolegun

Lajmi për ikjen tënde kaq të papritur nga kjo jetë, miku dhe kolegu im shumëvjeçar, Rasim Thaçi,më la pa frymë, me dhembje dhe pikëllim. Nuk të kisha takuar prej promovimit të librit tim, kur më urove me aq dashamirësi dhe ngrohtësi,siç dije vetëm ti me atë shpirtmirësi të veçantë që kishe! U dëgjuam me telefon para pak ditësh, me the për telashet që kishe pas me shëndetin,por nga biseda që bëmë më dukej se ndjeheshe shumë mirë.

Sot,pikërisht në këto çaste po bëhet varrimi yt, për shkak të situatës vetëm me prezencën e familjës,por përkundër këtij realiteti, unë me mendje e zemër jam aty afër, duke ta thënë lamtumirën e fundit,por edhe nderimin, respektin dhe kujtimin për ty dhe miqësinë 50 vjeçare që kishim bashkë me bashkëpunimmin në gazetari para,gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Pusho i qetë MIKU im e ne do të mbesim krenar që të njohëm dhe të kishim shok e koleg!

NA IKE HERËT DHE PAPRITUR, RASIM !

Lajmi për ikjen tënde kaq të papritur nga kjo jetë, miku dhe kolegu im shumëvjeçar, Rasim Thaçi,më la pa frymë, me dhembje dhe pikëllim. Nuk të kisha takuar prej promovimit të librit tim, kur më urove me aq dashamirësi dhe ngrohtësi,siç dije vetëm Ti me ate shpirtmirësi të veçantë që kishe ! U dëgjuam me telefon para pak ditësh, me the për telashet që kishe pas me shëndetin,por nga biseda që bëmë më dukej se ndjeheshe shumë mirë.

Sot,pikërisht në këto çaste po bëhet varrimi yt, për shkak të situatës vetëm me prezencën e familjës,por përkundër këtij realiteti, unë me mendje e zemër jam aty afër, duke ta thënë lamtumirën e fundit,por edhe nderimin, respektin dhe kujtimin për Ty dhe miqësinë 50 vjeçare që kishim bashkë me bashkëpunimmin në gazetari para,gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Pusho i qetë MIKU im e ne do të mbesim krenar që të njohëm dhe të kishim shok e koleg! Fadil Bytyqi

Ahhh bre Cimo! Për asnjë çast nuk e kam mendu se kaq shpejt e papritur do na ikësh nga kjo botë! Pritja të na kalon kjo pandemi e tmerrshme që të të vizitoja, por ja që ti mbylle sytë për të na lënë me dhembje dhe kujtimet që kemi për ty. Të kisha mik e koleg ku së bashku për decenje bëmë punën e gazetarit në kohën kur errësira e informimit që imponohej nga regjimi i armikut qahej fal punës tonë të përbashkët në një kohë pas kohe. Punuam punën më të vështirë, gazetar, në kohë kur jeta e gazetarit ishte në rrezik permanent. Sfiduam bashk me shumë kolegë e kolege kohët e vështira. Ti s'ndalëshe së punuari, para dhe pas lufte. U pensionove, por “defekti” profesional na la me pasoja: pasoja të këndshme si pirja e kafese rutinore bashk, bisedat për mediat, gazetarinë po edhe politiken. Të gjitha këto nga sot mbesin kujtime që më ngushëllojnë në këtë dhembje që ndjej. Kur humb mikun e mirë edhe lisat fillak krrusen nga dhembja. Më fal miku im i mirë për pak ligësi që shfaqi loti në sytë emi.

Pusho në botën e pasosne Rasim Thaçi!

Parajsa qofte foleja jote , i dashur kolegë!Sot morra lajmin shume te hidhur se paska ndrruar jet , miku im,shoku im,jarani im,që na ike shumë shpejt. Nuk do i harroj gjithe keto vite që u bënë 20 tani qe të takova në punë dhe 20 në gazetari.

Një familje Bujare,e respektuar por edhe pse vajza e tij shkoi në amshim kete vit,tani i ati i jetoj kogja gjate ,që e pata nderin qe ta njof edhe ate,por Qamil

Një yll ne qiell

sa bukur po shëndrit,

kjo hane e bukur,

po na fal pakës dritë,

Ky qiell i kaltër,

diç po na tregon,

kolegu i ynë

Ne varrë po pushon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat