Dhuna e represioni i forcave policore e ushtarake serbe në Kosovë

Opinione

Dhuna e represioni i forcave policore e ushtarake serbe në Kosovë

Nga: Profesor Nazmi Musa Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
Profesor Nazmi Musa

Lufta çlirimtare në Kosovë, që u imponua nga dhuna dhe represioni i forcave policore e ushtarake serbe, sidomos me masakrat e tyre të kryera në Prekaz, në familjen Jasharaj e familjet tjera të komunës së Skenderait, Qeveria e Kosovës në ekzil, në një proteste masovike në Gjermani me mërgimtarët shqiptar, në prill të vitit 1998, lëshon kushtrimin për luftën çlirimtare te atdheut-Kosovës.

Me ftesën qe i ‘u bënë oficerëve aktivë e rezervë ,po edhe atdhetarëve, patriotë të devotshëm të lirisë, u vu në peshojë ndërgjegjja e secilit shqiptar e u fshi dilema se, pa një organizim të mirë luftarak e ekspertë të luftës, nuk mund të fitohet liria e as të mbrohet populli e atdheu. Kush kuptoi, thirrja ishte që të gjithë shqiptarët të bashkohemi me institucionet tona shtetërore me një qellim: lufta për liri e pavarësi dhe mbrojtjen e atdheut.

Me këtë qellim i përgjigjem ftesës së Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit dhe ushtruesit të detyrës së Komandantit të Mbrojtjes Territoriale të Republikës së Kosovës ,Major Selim Rrahmanit. Me 2 korrik 1998, nga Gjermania, ateroj për në Shqipëri. Në Shtabin e Përgjithshëm, i cili përkohësisht ishte vendosur në Tiranë, takoj qindra oficerë të karrierës ushtarake, në mesin e të cilëve takoj edhe krenarinë e luftës sonë çlirimtare, heroin e popullit Agim Ramadanin.

Në shtab takoj edhe shumë komandantë të Shtabeve të Mbrojtjes Territoriale të Komunave të Kosovës: Selim Rrahmanin, Esat Krasniqin, Valdet Mejzinollin ,Sylejman Sopa,Bilall Peci,Halil Ahmeti, Ramadan Seferi, Ibrahim Ukhaxhaj, Mitalip Jezerci, Ilaz Gashi, Skender Alimetaj, Milazim Marajn, Jashar Selmanaj, Shpejtim Zogaj, Ibrahim Shala, e të tjerë, që tani nuk po me kujtohen. I gjithë ky kuadër profesional, me jepte forcë, guxim e krenari.

Pas raportit që ia jap Kolonel Ahmet Krasniqit për strukturën e Mbrojtjes Territoriale për Komunën e Gjilanit, me urdhëron qe në afat sa më të shkurtër t’i sjell në Tiranë përfaqësuesit e Shtabit të Mbrojtjes Territoriale të Gjilanit.

Në kontakt me zëvendëskomandantin tim, kapiteni Salih Hasani, më datën 10 korrik 1998,dergohen në Tiranë z. Sabit Rrustemin dhe z. Naser Latifin dhe në të njëjtën ditë, në orën 10:00 ,takohemi në Hotel “ Kruja “ në Tiranë. Në takimin tonë mori pjesë edhe oficeri i lartë i FARK-ut, z Naser Limani. Zotëri Sabit Rrustemi dhe z. Naser Latifi morën instruksione profesionale për veprimet e mëtejme operative të shtabit në Gjilan.

Me detyrë zyrtare që e marr nga zëvendëskomandanti i SHP të FARKU-t, z.Agim Mehmeti, së bashku me oficerin e SHP, z. Bajram Sylen, me datën 31 korrik, ditë e premte, udhëtoj për në Zvicër dhe Gjermani, me qellim të takimit me përfaqësuesit e Shtabeve të Mbrojtjes Territoriale të Kamenicës, z. Sevdai Thaçin, të Komunës së Vitisë, z. Rrahman Halilin, të Komunës së Novobërdës ,z. Hysni Bunjakun. Me zotëri Rrahman Halilin dhe zotëri Hysni Bunjakun vura kontakt përmes telefonit ,duke iu shpjeguar saktë porosinë e zëvendës komandantit te SHP te FARK-ut zotëri Agim Mehmetit për veprime të mëtejme në komunat e tyre.

Për kohen sa isha me detyre zyrtare jashtë Shqipërisë, Kolonel Ahmet Krasniqi kishte përpiluar listën e kuadrit ushtarak të brigadave operative të UCK-së ,që planifikonte t’i formonte gjatë gjysmës së dytë të muajit shtator dhe në fillim të muajit tetor 1998. Ishte ky kuadër komandues që e pati caktuar Kolonel Ahmet Krasniqi për udhëheqje dhe komandim të atyre brigadave:

1) Ali Haziri, komandant brigade. Kuadri tjetër komandues ishte: Rexhep Pepshi, Lulzim Dragidelli, Naser Vllasi, Selim Rrahmani, Nazmi Musa.

2) Demir Gashi komandant brigade. Kuadri tjetër komandues ishte: Arsim Sadriu,Sahit Kabashi, Nehru Vllasi, dhe Skënder Tahiri.

3) Zymer Tahiri, komandant brigadën ndërsa kuadri komandues ishte ky: Ramë Kabashi, Xhavit Kuçi, Besim Mehej, Fadil Mziu.

4) Jahir Zeneli, komandant brigade, kuadri tjetër komandues ishin: Abdyl Ramaj, Byrhan Jahiu, Abdulla Balaj, Tafil Hadergjonaj, Skënder Idrizi.

5) Ahmet Kukollaj, komandant brigade, ndërsa kuadër komandues ishin këta eprorë: Anton Nrecaj, Xhafer Shaqiri, Rrahman Bekaj, Ejup Dragaj, Muhamet Morina.

Pra ,me mobilizimin e eprorëve të sipërpërmendur, ShP i FARK-ut e kishte siguruar stafin komandues për pesë brigada të reja, që planifikoheshin të hynin në Kosovë në fund të shtatorit 98.

“Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit ,më 21 shtator 1998, shtyri hyrjet e këtyre brigadave në Kosovë dhe ky institucion kalon nën udhëheqjen dhe komandën e tjetërkujt”¬¬- “Bota Sot “,13 qershor 2001 shkruan Shefqet Jashar Stovci.

Një rrëfim i pjesshëm për ata që më pyesnin dhe i ha marazi për aktivitetin tim ,para dhe gjatë luftës, që nuk jam edhe i obligueshëm t’u jap llogari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat