Padi kundër Valon Sylës

Opinione

Padi kundër Valon Sylës

Nga: Blerim Gashi Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 23:08
Blerim Gashi

Të nderuar bashkatdhetar kudo që jetoni dhe veproni, pas përhapjës se urrejtjes dhe ofendimëve të vazhdueshme që për vite me rradhë bën kundër Diasporës Shqiptare i vetquajturi Analist, Valon Syla, ndjej obligim moral së pari ndaj Prindërve të mi, familjarëve të mi dhe gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, që të organizoj marrjen e disa masave kundër këtij personi.

1). Organizimin e një Peticioni Online, me anë të së cilit ju bëjmë thirrje të gjitha mediave në Kosovë që të bojkotojnë të lartë përmendurin! 2). T’i drejtohemi Ministrisë së Diasporës me një shkresë për rastin në fjalë, nga e cila edhe do të kërkojmë një prononcim! 3). Ta shpallim personë Non Grata në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare! 4). Ngrem padi në Gjykatën vendore, nesër do të angazhojmë një avokat për këtë qëllim, padi për, * nxitje të urrejtjes, * ofendim kolektiv * përqarje. Të gjitha ata që janë dakord me veprimin tim ju lutem më shkruani në mënyrë që të tregojmë që me të vërtetë ne "Gernaqat" e Diasporës dim edhe të ndihmojmë dhe financojmë familjet tona në Kosovë, dim të ndihmojmë dhe mbrojmë vendin tonë, por dim, dojm dhe do ta mbrojmë edhe dinjitetin dhe krenarinë tonë!

Me të mira, Blerim Gashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat