Avdullah Hoti doli më guximtar se Albin Kurti

Opinione

Avdullah Hoti doli më guximtar se Albin Kurti

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 13:16
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

U bënë gjashtë muaj nga qeveria nën drejtim e Avdullah Hotit, si pasardhës i menjëhershëm i Albin Kurtit, ku ky i fundit qëndroi rreth katër muaj në krye të qeverisë, pas negociatave të stërzgjatura për koalicion me partinë e Isa Mustafës.

Gjatë ditëve të para të qeverisjes së tij, Kurti me hov shkarkoi borde e tentoi që ta çrrënjosë korrupsionin, mirëpo dobësia e Kurtit ishte se nuk e pati guximin të veprojë në arenën ndërkombëtare, e sidomos i dobët u tregua kur refuzoi të shkojë në SHBA.

Lidhja e Kosovës duhet të jetë Prishtinë-Berlin-Uashington, e jo drejtime tjera, e asesi me Moskën.

Në këtë aspekt, më korrekt dhe më i guximshëm u tregua Avdullah Hoti, i cili shkoi në SHBA si një burrështetas dhe nënshkroi marrëveshjet e përgatitura nga Uashingtoni, duke treguar edhe njëherë se miqësia SHBA-Kosovë është e përjetshme.

Kosova dhe liderët në çfarëdo kohe nuk duhet të kenë frikë nga marrëveshjet që ofrohen në SHBA, e as këshillat e tyre nuk duhet t’i refuzojnë. Herët apo vonë, të gjitha ato do të jenë pozitive për Kosovën.

Kryeministri Hoti nga Uashingtoni u kthye me një njohje të rëndësishme, atë nga Izraeli si pjesë e marrëveshjes në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë guxim që nuk e pati Kurti, e pati Hoti, i cili duhet të duartrokitet edhe për qëndrueshmërinë e tij në skenën ndërkombëtare.

Kryeministri Hoti po qëndron i palëkundur dhe i pashantazhuar paralel pazareve që po tentohen të bëhen për postin e presidentit.

Ai nuk po përfshihet në pazare dhe as nuk tenton që të dal “fitues” përmes tyre, ndonëse po kërcënohet nga patneri i koalicionit, AAK-ja. Kjo e fundit e dëshiron presidentin ose do e dërgojë vendin në zgjedhje.

Sigurisht që, nëse vendi shkon në zgjedhje, Avdullah Hoti do të ishte kandidat i denjë për kryeministër, pasi që ka fituar simpatinë e elektoratit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat