Ç’kapja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Opinione

Ç’kapja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Nga: Emira Gavazaj Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:38
Emira Gavazaj

Vendimi I Gjykatës Kushtetuese për rekursin e Vetëvendosjes përcaktoi ç kapjen e Gjykatës kushtetuese nga vendosja e drejtë dhe objektive. Partitë politike në pozitë kundër kushtetuese vendimi i Gjykatës kushtetuese I përjashtoi nga qeverisja me institucionet shtetërore dhe i konfirmoi manipulimet e tyre për kapjen kundër kushtetuese të institucioneve shtetërore.

Në këtë qëndrimi këmbëngulës i Albin Kurtit dhe i vetëvendosjes për shtet kushtetues e ligjor i konfirmoi Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj për anulimin e vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës si kundër kushtetues i konstituuar me vota të manipuluara për rrëzimin e Kryeministrit Kurti dhe votimin e Hotit për kryeministër me vendim kundër kushtetues të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës e konfirmoi manipulimin kushtetues të bartësve të funksioneve të pushtetit shtetëror dhe të themelimit të institucioneve shtetërore.

Vendimi i Gjykatës kushtetuese për rrëzimin e vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Kryeministrit Abdullah Hoti me rekursin e Vetëvendosjes në Gjykatën Kushtetuese i rrëzoi mitet e manipulimeve njëzetvjeçare për zgjedhjen manipulative të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe e hapi rrugën e zgjedhjeve të reja si zgjedhje perspektive e partive të sinqerta politike e në rend të parë të Lëvizjes vetëvendosjes dhe të kandidatit për kryeministër Albin Kurti të cili sovrani ia besoi funksionin e kryeministrit dhe të cilit edhe në zgjedhjet e reja do tia besoj votën sovrani për tu kandidua dhe zgjedhur kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i kuadrove të tjera perspektive të pakorruptuara të pa burokratizuara dhe me merita të plota patriotike.

Për herë të parë me Vendimin e saj Gjykata Kushtetuese për zgjedhje të reja u çlirua plotësisht nga ç kapja e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur në mënyrë të dirigjuar nga kapsit e pushtetit shtetëror, hap progresiv në kryerjen e funksionit të Gjykatës Kushtetuese në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat