Për liri luftuan, në liri tradhtuan

Opinione

Për liri luftuan, në liri tradhtuan

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 24 dhjetor 2020 Në ora: 11:14
Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë dy shqiponjat sypatrembura kosovare shpëtimtare që do t’ia sjellin shpresën Kosovës, që do ta forcojnë shtetin e Kosovës, që do ta reformojnë drejtësinë në Kosovë, që do ta luftojnë pasurimin e paligjshëm, korrupsionin e nepotizmin dhe që do t’ia kthejnë shpresën rinisë së Kosovës për të mos u larguar nga Kosova.

Partitë që udhëhoqën në 21 vitet e kaluara, e mashtruan, e vodhën, e varfëruan dhe e katandisën tejmase Kosovën dhe popullin e Kosovës me premtime boshe, si edhe shkelën mbi dinjitetin dhe amanetin e dëshmorëve të rënëpë liri e pavarësi, shkelën mbi dinjitetin e viktimave të krimeve dhe të dhunimeve shtazarake serbe në Kosovë.

Shpresat dhe dëshirat kosovare dhe mbarë shqiptare janë që pranvera që Viti i Ri 2021 në Kosovë të sjell një kthese radikale me zgjedhje të reja, të lira e demokratike, me një qeveri të re dhe të besueshme që t’i del zot Kosovës, dhe me udhëheqës të ndershëm në të mirë të Kosovës dhe të popullit të saj.

Sa e lumtur do të ishte sot Kosova, sa i lumtur do të ishte populli i shumëvuajtur i Kosovës, sa të lumtur do të ishin të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, po të kishin qenë udhëheqësit e derisotëm të Kosovës të përgjegjshëm, që në 21 vitet e kaluara në liri dhe pavarësi, të kishin punar me ndershmëri dhe përkushtin në forcimin e shtetit të Kosovës, në reformën në drejtësi, në zhvillimin e ekonomisë, në luftimin e pasurimit të paligjshëm, në luftimin e korrupsionit dhe të nepotizmit.

Fundja secili njeri kur shkon nga kjo jetë tërë pasurinë e len këtu, dhe asnjeri nuk mund ta merr pasurinë me vete.

Pasuria që merr njeriu me vete kur ndëron jetë, është vetëm një gropë, dheu që e mbulon trupin e tij dhe të mirat e mëkatet që i ka lënë pas.

Zoti i sheh dhe i din të gjitha veprimet tona qofshin ato të mira ose të liga.

Jeta haram e me mëkate është e papranueshme në këtë jetë, por edhe në jetën e përtejme, ku secili prej nesh do të shpërblehet për punët e mira dhe do të ndëshkohet për punët e liga.

Lumturinë e Kosovës e rrezikuan dhe dëmtuan udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi, duke punuar vetëm për interesa vetjake, por duke i sjellur dëme të mëdha Kosovës dhe popullit tësaj.

Duke zgjedhur vllavrasjen, luftën pa kompromis për pushtet, pasurimin e paligjshëm, korrupsionin dhe nepotizmin.

Duke mos u përpjekur që me kujdesin më të madh të mblidhen dhe të ruhen dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë.

Duke mos këmbëngulur me të gjitha mjetet që kriminelët serbë të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar për të gjitha vrasjet, masakrat dhe dhunimet makabëre që i kryen në Kosovë në agresionin gjenocidal e vrasës që serbia e kreu në vitet 1998/99 ndaj popullatës së pafajshëm shqiptare në Kosovë.

Nga ajo që po informohemi nga mediat e shkruara dhe elektronike dhe nga debatet televizive, vijmë në përfundimin se nderimin dhe respektin mbarë shqiptar e meritojnë vetëm djelmoshat e UÇK-së që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës, vetëm ish ushtarët e UÇk-së për të cilët informohemi se edhe pse të plagosur e invalidë të luftës me familjet e tyre jetojnë në varfëri tashmë 21 vite pas çlirimit, dhe ish ushtarët e UÇk-së që jetojnë me ndershmëri.

Ish komandantët dhe ish eprorët e UÇK-së të cilët gjatë kohës së luftës i admironim, i respektonim dhe krenoheshim për vendosmërinë dhe guximin e tyre për çlirimin e Kosovës, tani për mbarë shqiptarët e ndershëm, u bënë personat më të turpëruar dhe më të urryer.

Askush nuk e ka pritur dhe besuar që në Kosovën e lirë e të pavarur, në lirine dhe pavarësinë që erdhi pas më shumë se një shekull nga okupimi serb, se mund të ndodhin kaqë tradhëti ndaj Kosovës dhe popullit të saj, e pikërisht nga udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara në lii e pavarësi.

Aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale në Hagë pë Krimet e Luftës ndaj isj komandantëve dhe ish eprorëve të UÇK-së pë ne shqiptarët janë shumë shqetësuese dhe trishtuese.

Për ne sgqiptarët nuk përbëjnë shqetësim aktakuzat e ngritura mbi bazën e raporteve të Dick Marty dhe të prokurores Carla Del Ponte, sepse logjika më e thjeshtë të çon në konstatimin se këta dy persona janë korruptuar nga Serbia për ta denigruar UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë e çlirimtare.

Për ne shqiptarët shumë shqetësuese dhe trishtuese janë aktakuzat e ngritura ndaj ish komandantëve dhe ish eprorëve të UÇK-së për vllavrasje të kundërshtarëve politikë shqiptarë, si pasojë e egove të sëmura për komandim dhe pushtet.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, mes tjerash po akuzohen edhe për vrasjen e udhëheqësve të LDK-së, të kundërshtarëve politikë dhe të gazetarëve.

Arrestimi i kësaj katërshe kosovare nga Gjykata Speciale në Hagë ka zgjuar interesim të madh brenda dhe jashtë Kosovës.

Analistë dhe njohës të zhvillimeve politike në Kosovë kanë dalur me qëndrimet e tyre kundër themelimit të Fondacionit që e krijoi Idriz Thaçi, vëllau i Hashim Thaçit për të mbledhur para për mbrojtjen e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, ku janë angazhuar pesë avokatët më të shquar.

Debatet lidhur me Fondacionin Thaçi kanë në spikamë, zhvatjen që dinastia Thaçi, siç thonë mediat, i ka bërë popullit të Kosovës duke krijuar pasuri prej 300 milionë euro.

Debatet lidhur me Fondacionin Thaçi kanë në spikamë faktin, se djali i Hashim Thaçit mban orë dore që kushton 8 mijë euro.

Debatet lidhur me Fondacionin Thaçi kanë në spikamë faktin, se me këtë fondacion dëshirohet të bëhet larje e parave nga korrupsioni.

Mediat informuan se këtyre ditëve është themeluar edhe Fondacioni Kadri Veseli për të ndihmuar edhe mbrojtjen e tij.

Debatet lidhur me Fondacionin Thaçi dhe Fondacionin Veseli, thonë se, le t’i shesin pallatet, le t’i nxjerrin paratë e vjedhura nga populli që i kanë depozituar në bankat në Turqi, Greqi, Qipro, Dubai dhe Zvicër, për t’i paguar avokatët.

Debatet lidhur me të akuzuarit në Gjykatën Speciale në Hagë kanë në spikamë, edhe faktin që ish Qeveria e Avdullah Hotit ndau nga Buxheti i Kosovës 20 milionë euro para të qytetarëve taksapagues për mbrojtjen e të akuzuarve në GJykatën Speciale në Hagë, të cilët e kanë vjedhur e varfëruar popullin.

Debatet lidhur me të akuzuarit në Gjykatën Speciale në Hagë kanë në spikamë faktin, se shumë vllavrasje për pushtet dhe vrasje të kundërshtarëve politikë, janë bërë pas përfundimit të luftës dhe kur Serbia më ishte dëbuar nga Kosova.

Gjykata Speciale në Hagë për Krimet e Luftës është Gjykatë Ndërkombëtare, dhe jo bashkësi lokale siç e mendojnë Baton Haxhiu dhe Blendi Fevziu dhe bashkëmendimtarë si këta, që ditë më parë e botuan librin me titull “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi”, që është vetëm një monografi për Hashim Thaçin, një monografi e kotë, e cila asnjëherë nuk mund të depërtojë ta ndihmojë Hashim Thaçin në Hagë.

Naim Maloku, ish epror i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, me të drejtë për këtë libër thotë se, në këtë libër, “ S’ka Kosovë, s’ka Adem Jashar, s’ka Zahir, s’ka Selim, s’ka Fehmi, s’ka Bekim, s’ka UÇK, s’ka NATO, s’ka 2000 dëshmorë, s’ka luftë, s’ka K-90, por ka vetëm Hashim Thaçi, ka vetëm Baton Haxhiu, , emisar politik i UDB-BIA, ka vetëm Blendi Fevziu lavatriçe e parave të pista dhe argat i Edi Ramës”.

Baton Haxhiu, ky gazetar pa asfatë ndjenjash kombëtare shqiptare, në një debat televiziv të vitit 2020, me gojën e tij dhe me mendjen e Hashim Thaçit, pa asfarë turpi u vu në mbrojtje të projektit Thaçi, Rama, Vuçiq dhe Baton Haxhiu, për ndarjen e Kosovës, duke thënë se, “ Veriu i Mitrovisës t’i lihet Serbisë, Gjykata Speciale të zhbëhet dhe krimet reciproke të falen, kanë kaluar 20 vite , të behet pajtimi serbo-shqiptar. E tërë kjo sipas mendjes së tij fëmijërore, vetëm në këmbim të lirisë së Hashim Thaçit.

“Unë dua të bëhem president”, ky refren ogursi që Kosovën e mbajti peng, e që fillimisht e realizoi Hashim Thaçi, dhe që e materializoi duke e vjedhur Kosovën, duke bërë pushime në Turqi me pansion 5 mijë e 4 qind euro në ditë, duke thurur plane edhe për ta shitur dhe ndarë Kosovën për interesa të tij vetjake.

“Unë dua të bëhem president”, ky refren ogurzi që Kosovën e mbajti peng, të cilin e mësoi edhe Isa Mustafa, me dy këmbë e një bastun, ky fosil prej komunisti, ky plak komplotist dhe i korruptuar që si dhelpër dinake nuk ka ndëmend të tërhiqet, por si shkop xhehenemi vazhdon ta përçajë e dëmtojë Kosovën.

“Unë dua të bëhem president”, ky refren ogurzi që Kosovën e mbajti peng, e që e mësoi edhe Ramush Haradinaj, duke theksuar se ka bërë shumë të mira për Kosovën, por harron se ia fali Malit të Zi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës, harron se bleu 200 hektarë tokë për 70 mijë euro, harron se është bërë milioneri i pasluftës dhe se pin verë gjermane një litër e së cilës kushton 700 euro.

Jeta korruptive e këtyre tre personave të sipërpërmendur ka qarkulluar gjatë nëpër media, por asnjëherë nuk është demantuar nga askush.

Ky tresh i sipërpërmendur dhe tërë ata që e penguan mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, për t’i mundësuar popullit që me votën e lirë t’i zgjedhën udhëheqësit e ardhshëm të Kosovës, janë tradhtarët dhe armiqtë më të mëdhej të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 21 dhjetor 2020 vendosi pozitivisht pro ankesës së LVV, lidhur me manipulimin me votat në Parlamentin e Kosovës kur u zgjodh Qeveria e Avdullah Hotit, duke e rëzuar Qeverinë e Albin Kurtit.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është sihariqi më i mirë për Kosovën dhe popullin e Kosovës në këtë fundvit, duke krijuar mundësinë për zgjedhje të reja të parakohshme për të dalë nga ky ngërç i rëndë dhe i dëmshëm politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat