Neuroshkenca po i shërbenë psikologjisë të revidohet, por a janë psikologët gati për revidim?

Opinione

Neuroshkenca po i shërbenë psikologjisë të revidohet, por a janë psikologët gati për revidim?

Nga: Prof. Dr. Fadil Çitaku Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:41
Prof. Dr. Fadil Çitaku

Truri ynë është mjaftë komples, ndaj as Neuroshkenca ende nuk i din të gjitha detajet se si funksionon Truri në tërsi. Megjithëatë, zbulimet e fundit, me ndihemen e skanereve të trurit shumë të avancuar, ku sot ke mundësi ta përcillësh jo vetem cila pjesë e trurit po merr ma shumë oksigjen apo po djeg glykozë, por edhe një qelizë të vetme, se me cilat qeliza tjera synapset=degëzimet e saj po bashkohen. Pra sot shkenctarët mund ta shiqojnë at qelizë nepër situata të ndryshme të sjelljes se individit dhe mund të verejnë se gjatë dites shumë degzime të reja lindin de disa degzime qe nuk hynë në punë vdesin. Pra vetem brenda dites mund të bëhet një vrojtim i tillë. Me fjalë të tjera, Neruroshkenca na e verteton sot qe plasticiteti i Trurit është shumë i madh dhe qënderonë i tillë deri sa të jemi gjallë. Truri i juaj nuk do të jetë i njëjtë para dhe pas leximit të këtij shkrimi qe po bëjë, sikurse edhe truri im nuk do të jetë I njëjtë para dhe pas shkrimit të këtij shkrimi. Neuroshkenca, po ashtu na e vertetonë se rrethi ku formohet njeriu ka shumë të bëjë më rrethin ku individi gjendet. 

Pra është vertetuar se edhe gjenet tona mavarsisht rrethit ku jetojmë mund të ndryshohen. Pra disa nga gjenet e mia të Drenicës (shpresojë që ato të trimërisë të mos më jenë shuar të gjitha) janë zavendësuar më ato të Zyrihut. Qenja Njrezore, pra Truri ka shumë aftësi adaptuese falë plasticitetit të tij gjigant, teori kjo e marrë nga Neuroshkenca gjatë viteve të fundit. Apeli im për të reformuar Psikologjinë është i bazuar në atë qe Psikologjia, sikurse edhe fushat tjera çalonë në revidimin e ca teorive qe janë dalë para mbi 100 viteve ose para mbi 70 viteve si kjo e Masllovit, qe hierakia e saj nuk qendronë më. Masllovi, psh. e futë sigurinë në shkallën e dytë të nevojave të njeriut. Ne kemi mjaftë zbulime shkencore, pra nga Neuroshkenca qe sigurinë e venë në vend të parë të nevojave Njerzore. Fatkeqesisht teoria e Masllovit ende mësohet nërper të gjitha Fakultetet e Psikologjisë, pa u reviduar fare, pra më këtë ne nuk i mësojmë studentet shkencë valide aktuale. Shekncatarja Eisenberger (2012), nga UCLA në USA, par ca vitesh solli teorinë qe "dhimbja sociale është e njëjtë sikurse dhimbja biologjike", këtë zbulim natyrisht ja mundësuan Esisbnerger skanerët e trurit. Efekti i kësaj teorie është qartë, nese ti e ndanë dikë jashtë grupit ose e ofendonë, efekti është i njëjtë sikusre ta kesh shprethyer të individ më gjilpër apo thikë. Teoria e Freudit është fundamentale në Psikologji, por edhe kjo pjesërisht mund të revidohet dhe të adaptohet më të gjeturat më aktuale, prap nga Neuroshkenca.

Konkludim

Si përfundim unë apelojë qe në çdo shkencë duke përfshirë këtu edhe Psikologjinë, ne pedagogët e kemi obligim ndaj studentëve tanë të sjellim neper curriculat e programeve qe ne ofrojmë të rejat më aktuale nga multishkencat, dhe mos të ndihemi inferior, nese një shkencë e një fushe tjeter ka sjellë të dhëna qe mund ti shërbejë ngritjes se njeriut dhe vetem nga inati qe ne se kemi bër përpara ta injorojmë. Pra truri është shumë komplex, është tejetë vigjilet, e mbronë dhe e rrgullonë fuksionimin e trupit tonë non-stop. Avancimet në fushën e teknologjisë infromative (IT) kanë bër një përparim gjigant në Neuroshkencë, psh. Universiteti pertigjoz ETH në Lozanë të Zvicrës është duke punuar në një Tru-Simulatorë ma të madhin në botë. Jam shumë pozitiv se në vitet qe po vinë, Neuroshkenca do na mësonë edhe shumë gjera qe ne sot nuk i dimë dhe do rrëzohen shumë teori të vjetra, qe shumë nga ato janë mite dhe gjepura e qe fatkeqesisht punojnë në kundershtim me Fiziologjinë e Trurit tonë, ndaj ende e kemi punën lëmbesh në tër botën.

Ne e dimë, prap të bazuar në Neoroshkencë se çdo gjeneratë qe vie del më e mirë, më humane, më zgjuar, më inovative, më kreative falë edhe rritjes biologjike të korteksit prefrontal apo pjeses ekzekutive të Trurit tonë, ndaj ditë më të mira për Njerezimin do vinë falë edhe Neuroshkences, e cila na e bën të qartë ta njohim edhe më hollësisht Trurin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat