Ti shpif se Albin Kurti është diktator

Opinione

Ti shpif se Albin Kurti është diktator

Nga: Kimete Berisha Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:26
Kimete Berisha

Ti shpif se Albin Kurti është diktator!

Dashuria i pushton të gjitha!

Mos më zhgënje, Memli Krasniqi.

- Ti nuk je tut prej Komandantit që nga Drenica me kallash në krah ju vinte në Kuvend dhe ju tregonte Juve deputetëve të PDK-së se si duhet të votoni;

- Ti nuk je tut prej Kryetarëve t'u që sot janë në Hagë, dhe derisa të merret vesh se Ti e ke babën hoxhë, e Ata janë të pafajshëm, ty ish dasht mos me t'marrë gjumi natën.

-,Ti nuk i tutesh LDK-së që qe 21 vjet e ka akuzuar SHIK-un për likuidimin e aktivistëve të saj;

- Dhe nuk i tutesh as Zotit, por i tutesh Albin Kurtit!

Se Zoti nuk i do ata që shpifin.

- Ti shpif se Albin Kurti është diktator.

Por, diktatorit i tutesh e Albinit si 'diktator' nuk i tutesh.

Çfarë logjike ka kjo! l Ti ish dashur ti tutesh diktatorit!

- Tregoju fëmijëve se diktator është Ai që:

1. Kontrollon të gjitha mediat

(që do të thotë Ju i kontrolloni mediat dhe i keni paguar dhe i paguani me paret e qeverisë.

Drejtorat e RTK janë emëruar nga Kadri Veseli);

2. Diktatori dhe njerëzit e tij censurojnë dhe shkatërrojnë opozitën:

(Albin Kurti nuk e ka shkatërruar vetveten, që do të thotë Ju censuroni dhe Ju pa pushuar bëni propagandë gebelsiane kundër opozitës);

3. Diktatori ka pushtet absolut dhe pushtetin e merr me forcë, me vrasje masive dhe me krime.

4. Diktatorshipi është vendi që udhëhiqet nga një diktator dhe nga klika e tij.

Si bën që Albin Kurti qenka 'diktator ' pa pushtet!

Kë po kujton se e mashtron kur po e quan diktator një njeri që nuk i tutesh!

Diktatori:

- pezullon zgjedhjet dhe suspendon liritë qytetare (përveç ty që të ka lejuar 'diktatori' ta quash 'diktatorin'-diktator);

- shpall gjendjen e jashtëzakonshme;

- shtyp kundërshtarët politikë;

- udhëheq me dekret dhe nuk e përfill Ligjin!

Ku është ai diktator dhe ajo diktaturë, që unë nuk po e shoh!

Nëse nuk është shpifje, është halucinacion dhe shizofreni pamore (ju shihni diçka që Ne nuk e shohim).

Kulti i personalitetit po, Love Conquers All, fakt, ama Albin Kurtin e duan dhe e respektojnë prej qejfi e jo prej zori.

Albin Kurti nuk po e përndjek popullin

me kamzhik 'hajdeni mbas meje'.

- Pastaj, diktaturat janë shtete njëpartiake...etj.

- Mos u tut se Kosovës i nevojitet kohë për t'u shëruar.

Për t'u çliruar Institucionet e Kosovës nga paramilitarët e PDK-LDK nevojiten së paku edhe 20-të vjet.

Kështu që, fitorja do të jetë e Albin Kurtit, kurse të gjitha Institucionet ende do të jenë Tuajat (prej Gjykatës Kushtetuese e deri te Stacioni i Trenit).

P.S. Ka thënë baba, oj nanë qitja tymin....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat