Çfarë duhet bërë Kuvendi i LDK-së më 14 mars

Opinione

Çfarë duhet bërë Kuvendi i LDK-së më 14 mars

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:57
Ruzhdi Peçani

A duhet ndryshuar Lidhja Demokratike e Kosovës si parti politike, apo të ruaj po ato kuadro dhe programin?

LDK pas dorëheqjes kontraverze të kryetarit dhe kryesisë do thërret mbajtjen e Kuvendit të partisë,në të cilin kuvend do zgjedhet kryetari i ri i partisë.Kjo si shkas se partia në zgjedhjet e 14 shkurtit pësoi humbje me rënje drastike si asnjëherë në historirikun e saj. Kështu do e vlersonin edhe si një “nokdaun” politik, gjitha për fajin e kryetarit të saj, Isa Mustafa me Kryesinë, për këtë mori ndëshkimin e rëndë,si kurrënjëherë. Simpatizantë që edhepse nuk votuan LDK për shkaqet tani të njohura, besoj se nuk ishin të lumtur. Pos zgjedhjeve që do bëhen përflitet se partia do të shkoj drejtë një ristrukturimi dhe reformimi tani më si domosdoshmëri.

Mund të thuhet se çdo gjë që merret si structure, duhët ti nënshtrohet një ristrukturimi. Në këtë kuptim,mu sikur një klub futbolli i cili mund të ristrukturohet me largimin e trajnerit dhe largojnë dhe katër lojtarë duke marrë përforcime të reja.Pra trajneri dhe katër lojtar largohen plotësisht nga ekipi. Po në LDK,më 14 mars,si do veprohet? Do largohet lideri me katër lojtarët kyç apo do të tentohet me avazin e vjetër me një “ristrukturim” drejtë shkatrrimit. Me atë se çka po shkruhet dhe përflitet,kanditaturat për postin e liderit të partisë,sipas asaj se “fshati që shifet kallauz nuk do”,ky kuvend është parashkruar për dështim.

Lidhja Demokratike e Kosovës,si një Lëvizje Kombëtare e Kosovës që filloi dhe parti shtetformuese mund të ia dali, me që ka themel të fortë vetëm se kërkohet një ristrukturim i thellë dhe për këtë ka mundësi dhe resurse për ta bërë këtë. Por besimi te LDK nuk mund të këthehet, po në krye të saj do vinin levat dhe dikush nga vasalët e Isa Mustafës.

Kuvendi i LDK do duhej thirrë që së pari të bëjë një shqyrtim dhe analizë të thukët lidhur me atë që ndodhi në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Kryesia të jepte një raport Këshillit të përgjithshëm.

Në këto zgjedhje çka ndodhi me Lidhjen Demokratike?

Kuvendi duhët të bënte një analizë të thellë e gjthë punës,aktivitetit dhe çdo gjëje që ka ndodhur mes dy kuvendeve. Kuvendit të thirrur për 14 mars do duhej t'i printe thirrja e Këshillit të përgjithshëm të partisë si trup politik.Kryetari Isa Mustafa,sikur të ishte përsonalitet lideri,do kishte dhënë dorëheqje shumë më parë,sëpaku pas humbjes së dytë që kishte pësuar dhe jo të priste humbjen e gjashtë dhe ta katandisi paritine.Dikur do mund të jepte dorëheqje po tani jo,kurrsesi!Tani ndër vitet dëmi i shkaktuar, është larg më i madhë dhe vështirë i riparueshë dhe me kosto shumë të lartë.

Kuvendi i LDK,po deshi të kryen punët dhe funksionin që ka, do duhej të kryente veprimet që ia imponon vetë Statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Kuvendi i LDK-së: shqyrton dhe vlerëson punën e organeve qendrore të LDK-së dhe të organeve të tjera të LDK-së”.Kështu kuvendi nuk duhët të shqyrtoj dhe pranoj dorëheqje “dorëheqjet” e përfolura meskine të kryetarit dhe “kryesisë në dorëheqje”,po të ketë në rend dite si pikë e parë vlerësimin e punës së kryetarit dhe kryesisë si organ ekzekutiv,duke mos marrë vetëm me humbjen e zgjedhjeve dhe elektoratit së fundi, më 14 shkurt, po edhe më larg,për të gjitha ato që kan ndodhur dhe kanë dëmtuar prestigjin e partisë.Humbjet e pësuara në zgjedhje ishte grushti fundit,po goditjet tjera që kishte marrë partia po dhe vetë shteti. Për të gjitha këto duhët marrë në përgjegjësi dhe Kuvendi ta bëjë këtë duke kërkuar llogaridhënje.

Po, pos grushtit të fundit,duhët kërkuar raport dhe do shqyrtuar me përgjegjësi, dhe ato më të rëndat që ishin shkaktuar partisë dhe vetë shtetit.Këto do ishin:

Nënshkrimi i Marrëveshtjes me Serbinë për Asociacionin e komunuva serbe me kompetenca ekzekutive,që sot mbetet një problem dhe barrë e madhe për Republikën e Kosovës. b/ Demarkacioni me Malin e Zi, c/ Humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje,gjashtë nga to,duke filluar nga humbja e zgjedhjeve lokale në Prishtinë me “duar në xhepa” dhe d/ shkeljet statutare të shkaktuara në dhjetëvjetshin e fundit.

Të kujtojmë shkeljen e statutit me rastin e shkarkimit të nënkryetarës së LDK znj.Vjosa Osmani në mënyrë arbitrare.Kryesia nuk kishte kompetenca për shkarkim,si është deklaruar publikisht.Pasi nuk kishte transparencë,dyshimi është i bazuar, ngase duhej respektuar neni 49. Komisioni disciplinor dyshohet të ketë vepruar dhe të shqiptoj masat: vërejtje me shkrim apo dhe përjashtim nga anëtarësia e LDK-së. Është bërë shkelje e rëndë ngase,masa e dhënë me shkarkim,është bërë pa prezencën e nënkryetarës.

Dhe mëtej neni 49. “Zhvillimin e procedurës disciplinore, shkallën e përgjegjësisë disciplinore dhe shqiptimin e masës disciplinore e bën Komisioni disciplinor i caktuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.” - “Personit, ndaj të cilit zhvillohet procedura disciplinore, para marrjes së vendimit, duhet t’i mundësohet pjesëmarrja në procedurë dhe sqarimi mbi të gjitha provat, faktet dhe rrethanat të cilat i vihen në barrë.” Përgjegjës i drejtëpërdrejtë për këtë Sekretari i Përgjithshëm i LDK. Në rrethana të krijuara Kryesia do duhej të jepte raport për punën e saj Këshillit të përgjithshëm, i cili do shqyrtonte dhe miratonte Raportin mbi punën e Kryesisë së LDK-së.

Duhët thënë troç se Këshilli i Përgjithshëm si organ ishte dhe është i kastruar politikisht. I heshtur dhe nemitur,dhe vetëm tani në këtë katrahurë sikur dëgjohen disa zëra,i llojit të Naser Rugovës,duke u kokorisur si shpëtimar të LDK.Këshilli i përgjithshëm ishte një organ strucash,dhe tani kur objektivi është i plandosur marrin guximin të ngrejnë kokën nga rëra.Vonë, shumë vonë! – Po edhe ndoshta nuk do jetë po të marrin guximin intelektual dhe të veprojnë me kokë në vete dhe të jenë të sinqert,parimor dhe konstruktiv në punën e Kuvendit.

Kështu ky Kuvend i 14 marsit, delegatët nuk guxojnë të bien pre e Kryesisë në “dorëheqje” kontraverze.Të mos u japin shansin duke u ofru koncesion për të gjitha të bëmat, por nga Kuvendi të shkarkohen,dhe atë kryetari Isa Mustafa,nënkryetarët Lutfi Haziri, Agim Veliu, Haki Rugova, si dhe ish Sektretarin e përgjithshëm,tani nënktyetarin Ismet Beçiri. Po nuk e bëjnë këtë, do ishte iracionale. Nuk ka ristrukturim as reformim po nuk e bejnë këtë. Vetëm me largimin e tyre mund të flitet për ristrukturim dhe reforma.

I domosdoshëm është ristrukturimi konjitiv i cili do shërbente në përcaktimin e gabimeve,analizën e gabimeve me mundësinë e modifikimit.Me ndryshim të nënkuptohen aksionet si pjesë e një strategjie duke future shprehi konjuktive në jetën politike,që le të nënkuptohet se personit përgjegjës ti tregohet se veprimet dhe idetë e tyre ishin jo adekuate dhe të gabuara,që të njejtit të jenë të shtyrë të pranojnë gabimet me argumentet që tregojnë qartas për gabimet e tyre të rënda që kanë bërë. Po nuk u shkarkuan këta, do vendset një presedan edhe për të ardhmën,për liderët që do vinin se përgjegjësia dhe llogaridhënja nuk janë relevante, po edhe të bëhen gabime.

Presim që në kët Kuvend partia të marrë një dinamizëm brendapartiak.Për LDK,të mirën e saj,të ketë një garë demokratike,nuk guxojnë të lëshohen në lojalitet ndaj një individi.Zgjedhjet të jenë të formës së civilizuar,që zgjedhjet të mos jenë të “përgjakura”,duhët bërë disa veprime. Qensore është që zgjedhjet të zhvillohen pa konflikt,gjithëçka apo asgjë,gjithëçka apo diçka,dhe një trupë të kujdeset që rrobat e palara të mos dalin në shesh.

Këto ditë hasim në shkrime,opinione nga opinionist,politolog dhe intelektual aktivist të kahershëm të cilët me dashamirësi shprehin vërejtjet dhe sygjerimet.Nga ta dhe japin sygjerime dhe propozime se kush do duhej të zgjithej lider i ri i LDK. Pse jo,varësisht kush kend si e shef,asgje të keqe kjo! Mendoj se nuk është domosdoshmëri se lideri duhët të jetë me thirrje akademiku pra të jetë ex kathedra,gjoja për shkak të trashëgimisë,kjo pak tingllon patetike. Po të paraqet kanditaturë nënkryetari kontraverz në dorëheqje Lutfi Haziri do ishte apsurd dhe nonsens i llojit të vetë – I dorëhequri synon postin e kryetarit?! Andaj ky duhët duhët shkarkuar,si i padinjitetshëm dhe këtë e bënë me pretekst të mbulimit të mos ukseseve të tija.

Andaj të potencuarit duhët shkarkuar, dhe pas kësaj askujt nuk do shkoj ndërmend t'i rikthej këta.Kjo sikur “askujt në Francë dhe Gjemani nuk u shkon ndërmend të rikthenin Gerhard Schreder apo Nikola Sarkozin”. Demokracia është garë dhe favorizon fituesit! Dhe unë do marrë lirinë të shpreh se cilin nga kandidatët e shof si favorit dhe pse, gjithmonë nga këndvështrimi im.

Një politikan lider partie kërkohet të jetë bashkëkohor apo modern, për të u zgjedhur.Në demokracitë e zhvilluara,si parësore duhët të ket dinjitet,sinqeritet dhe ndershmëri,kështu po doli dyshimi në ndershmërinë,ai do ishte i obliguar të dorëhiqej. Mes tjerash,kërkohet të jetë i arsimuar,orator i mirë,parasegjithash të jetë me kompetencë në shqyrtimin për temat që do ishin të rëndësisë së vaçant për partinë dhe qytetarët dhe ky do ishte Dr.Lumir Abdixhiku. Ajo që e karakterizon këtë, është dhe karizma që posedon,që e bënë të tërheqshëm, të besueshëm,aftësi motivimi dhe inspirimi dhe të sjelli një frymë tëre. Këto e bëjnë Dr.Lumir Abdixhikun të udhëheqi duke marrë timonin në Lidhjen Demokratke të Kosovës.

Po nuk e bënë ky Kuvend thirrjen dhe të kërkoj llogaridhënje ,duke i shkarkuar,nuk mund të flitet për ristrukturim apo reforma do të ishin vetëm floskula politike.Po nuk e bënë, këtë nuk do ia dalin dhe zgjedhjet lokale në tetor do vijnë shpejtë,dhe po të shkohet në zgjedhje “me duar n'xhepa”,të mos harrohet se tani astarët e xhepave do jenë grisuar.

Të besojmë se Kuvendi do ia dal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat