Në panik, opozita e kontrolluar nga Haga dhe nga Isa

Opinione

Në panik, opozita e kontrolluar nga Haga dhe nga Isa

Nga: Hafiz Shala Më: 18 mars 2021 Në ora: 09:41
Hafiz Shala

Perceptimi im është i kundërt më ata të opozitës, të cilët udhëheqin më partitë politike të dirigjuar nga distanca.

Fjala është, për PDK-në dhe LDK-në. Për të parën, PDK-në, dje e kam pasur një shkrim rreth Postulateve të Enver Hoxhajt, ndërsa, për të dytën, LDK-në po ashtu e shpreha dyshimin se zoti Abdixhiku, megjithatë është i preferuari i Isa Mustafës pas dështimit të kandidatit Lutfi Haziri.

Fatkeqësisht, që në ditën e dytë të kryetarllëkut të Abdixhikut, e vërtetoi më qëndrimet e tij rreth votës për presidenten, zonja Vjosa Osmani.

Të dy partitë opozitare sipas deklaratave të udhëheqësve të këtyre partive, nuk do ta votojnë zonjën Vjosa Osmani për Presidente.

Qe i bie se, këto dy parti të dirigjuara e të kontrolluara nga ish shefat e tyre, e injorojnë, e kundërshtojnë e refuzojnë vullnetin historik të popullit të shprehur nga sovrani i cili si kurrë më parë ishte largpamës, vlerësues real por edhe i vendosur që, ata të cilët e vranë, e shitën dhe e vodhën shtëpinë e vetë-Kosovën, duhet urgjentisht të largohen nga politika e pushteti të cilin e morën më dhunë dhe e mbajtën më dhunë. Krimi, hajnia dhe loja më kufij mori fund.

Përfundimisht, të gjitha këto parti e individë të cilët i kundërvihen sovranit, e vërtetojnë se janë pjesë e krimit, e hajnisë dhe e tradhtisë, prandaj rezistojnë që të konstituohen organet shtetërore duke tentuar që ato mos të jenë funksionale sepse, të gjitha këta, duhet të përballën më drejtësinë.

U ndjeva krenar dhe u mburra më zonjën, Vjosa Osmani gjatë kësaj interviste

Së pari, dua ta falënderoj popullin tim të Kosovës i cili para botës demokratike dhe miqve tanë amerikanë e evropianë, treguan një kulturë të lartë demokratike, vendosmëri qytetare dhe përkushtim të ndërtimit të shtetit më udhëheqje tërësisht tjetër nga ajo që ishte në pushtet që nga çlirimi e që, nuk punuan për shtetin e popullin por, për interesat e tyre personale, familjare e klientelë, të cilët duke e kapur drejtësinë, prokurorinë dhe gjyqësinë, më një fjalë, kapje dhe ngufatje të shtetit, e sollën vendin buzë kolapsit.

Pabarazi sociale në të gjitha aspektet, në punësim, në shkollim, poste privilegjuese, afirmim i analfabetëve, injorim i ekspertëve dhe të shkolluarve e shumë deformimeve të cilat e arritën kupën e pakënaqësisë, duke përfunduar më një vendim unik të sovranit të cilin, opozita, detyrimisht duhet ta respektojë.

Zonja Osmani, ushtruese e detyrës së Presidentes, ishte vërtetë krenaria jo vetëm e Kosovës por gjithë kombit në një bisedë më moderatorin e Televizionit BBCHARDtalk, sa i zgjuar po aq edhe provokues në çështjet më të ndjeshme, duke e paralajmëruar zonjën Osmani se, në emision do ta ketë edhe përfaqësuesin serb.

Në Amerikë është një perceptim ku thuhet se nëse një president i vendi nuk është në gjendje që për dhjetë minuta në pika të trasha nuk mund ta paraqes situatën në vendin e tij, ai, nuk meriton të udhëheq me atë vend.

Zonja Osmani, për 23 e minuta, e dha një pasqyrë reale dhe të vërtetë, jo vetëm për periudhën 20 vjeçare sa ishin në pushtet ata të cilët dështuan por, edhe periudhën e suprimimit të Autonomisë në kontest të sjelljes së pushtetit serb në forma dhe mënyra represive, deri të gjenocidi dhe shfarosja e shqiptarëve.

Ajo publikisht e demaskoi Vuçiçin dhe politikën e tij mashtruese në këto momente ndaj Amerikës dhe Evropës duke e luajtur rolin paqësorit, ndërsa, në anën tjetër përmes deklaratave kërcënuese dhe turrave ushtarake, po tregon së është ujk i veshur në lëkurën e qengjit.

I tha moderatorit se Vuçiçi ishte ministër i informatave në kohën kur Millosheviqi ushtronte gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës duke ua mohuar të drejtat elementare për të jetuar të lirë dhe të pavarur në tokën e tyre Dardane, të cilëve Serbia ua imponojë luftën, duke u detyruar për ta mbrojtur pragun e shtëpisë.

Zonja Osmani, publikisht ia bëri më dije moderatorit, Serbisë, Amerikës dhe Evropës, Platformën politike dhe kushtet për t’i rifilluar bisedimet më Serbinë.

Zonja Osmani, ishte e sinqertë ndaj miqve tanë duke ua treguar realitetin dhe të vërtetën për Kosovën dhe rreth Kosovës, gjendjen alarmante dhe pakënaqësinë e popullit me gjendjen ekzistuese.

Nuk deshi t’i mashtroje e dezinformojë miqtë, ata të cilët na ndihmuar të çlirohemi, ata të cilët derdhën mjete financiare për ta ndihmuar Kosovën e që, fatkeqësisht u mjegulluan diku nëpër xhepat e pushtetarëve.

Theks i veçantë në intervistën e saj ishin të pagjeturit e cila e përshkroi në mënyrën më të mirë të mundshme, që ishte shumë e qartë më një anglishte perfekt, më një fjalor ekselent politik e diplomatik por, para së gjithash, transparent e të qartë, duke ua treguar realitetin i cili, përpos Serbisë, më së shumti i brengosi dhe ua futi frikën në palcë partive opozitare, respektivisht, abuzuesve më shtetin e pushtetin.

Në debate bajate joargumentuese, e akuzuan zonjën Osmani së e paraqiti Kosovën si shtet të inkriminuar, i korruptuar që, sipas disa diletantëve (b)analist, po të ishte Presidente zyrtare, do ta kërkonin shkarkimin e sajë.

Zonja Osmani, nuk tha asgjë ma tepër rreth këtyre dukurive negative përpos vlerësimeve të Amerikës dhe Parlamentit Evropian e që si rezultat është prolongimi i vizave për lëvizje të lirë të qytetarë e të Kosovës.

Opozita, është duke u sjellë në mënyre të papërgjegjshme ndaj konsolidimit të organeve shtetërore, qëllimisht, njëherësh duke u mbetur besnik obligimeve të marra nga bosat e tyre të cilët, dikush është në Hagë, dikush i dorëhequr por jo edhe i përjashtuar dhe dikush i cili është duke pritur në radhë para dyerve të drejtësisë ose, duke e pritur radhën për ftesa në momentin kur të konstituohen organet e reja nga zgjedhjet si rezultat i vullneti i shprehur në mënyrë plebishitare nga sovrani me të cilin mburrem dhe ndihem krenar.

Nëse e detyroni popullin edhe njëherë t’u drejtohet kutive të votimit, po e provokoni shumë rëndë i cili vërtetë do t’iu ndëshkojë dhe detyrojë të silleni rrugëve jashtë institucionit më të lartë, Parlamentit të Republikës së Kosovës, duke mos e kapërcyer as pragun zgjedhor.

Këtë herë, këtë e meritoni. Thirreni ndërgjegjes, nëse iu ka mbetur e mos luani më durimin e popullit i cili iu mbajti në qafë që 20 vjet. Bota demokratike është duke iu mbajtur në fokus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat