Kastrati, e akuzon Vjosën pse po tregon se po e vjedhim Kosovën.
Ky ish analist shkon edhe më largë e akuzon Vjosën, kinse kjo qenka fajtore për mos liberalizim të vizave, edhe pse duhej ta dinte se partia PDK, në të cilën ka aderuar ky "gjeni" që moti i ka "liberalizuar" vizatë ?!
Atë që tani po e akuzojnë Vjosën pse po tregon se po vidhet Kosova ,pa dyshim ka filluar t'i vret SAMARI i hajnisë dhe i korrupsionit.
Ata që e kanë vjedhur djersen e qytetarëve vetëm vonim se shpëtim nuk kanë!
Më në fund se kush janë ata do të identifikohen në bazë të lëndimit të korrozit nga samari i hajnisë.
E mira më e madhe në mesin shumë të këqijave që kanë ndodhur dhe po ndodhin në vendin tonë është :
Sovrani e ka kuptuar se kush janë hajnat dhe kush e ka vjedhur Kosovën kaq gjatë.
Është për t'iu duartrokitur qytetarëve tanë për nivelin e vetëdijes në të cilin kanë arritur për të mos rënë as njëherë pre e premtimeve të rreme të politikanëve të korruptuar.
Aferim qytetarë të nderuar të Kosovës, kjo që po bëni ju në këto qaste për denoncimin dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe të korruptuarave është në interesin tuajin dhe në interesin e shtetit tuaj.
Nëse vazhdoni këtë rrugë qytetarë të nderuar të Kosovës, besoni me devotshmërinë më të madhe do t'iu shërbenit interesave tuaja dhe një të ardhme të shkëlqyer fëmijëve tuaj.