Ramiz Alia hyri në pushtet i varfër dhe i varfër doli nga pushteti,po ti Ilir Meta...?

Opinione

Ramiz Alia hyri në pushtet i varfër dhe i varfër doli nga pushteti,po ti Ilir Meta...?

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 mars 2021 Në ora: 20:24
Skënder Karaçica

Gazetaria kanë thënë më të drejtë,është fuqia e shtatë në botë.Një popull i pa informuar,vdes shpejtë,pati thënë një gazetar i njohur anglez.

Në TV News 24(Tiranë)gazetari Ylli Rakipi përballë e kishte presidentin shqiptar Ilir Meta dhe analistët aktual për të komentuar rrjedhat politike në dritën e zgjedhjeve më 25 prill 2021.

Tashmë jemi mësuar ne kendej ekranit të televizorit ,se si zhvillohen (d)ebatet me zhurmë,pa rend dhe në skajshmëri duke ia marrë njeri-tjetrit fjalën,që për fat të keq nuk mungojnë as fyerjet(sic!).

Në këtë rrjedhë,presidenti shqiptar Ilir Meta,kur e kur gjendej në situatë të vështirë me pyetjet e gazetarit Ylli Rakipi dhe situata aktuale në Shqipëri.Ai,në këndin e tij nuk i mbetej tjetër pos të lëshoj refrenein e tij,,Më fal,Më fal...!,,sa për të marrë ,,timonin,,e këtij debati televiziv në Tiranë.

Për aktualitetin politik në prag të zgjedhjeve më 25 prill 202 dhe realcionet  e tij me kryeministrin Edi Rama,presidenti herë skuqej e herë merrte me nervozë tik-takun e politikës(shqiptare)për të thënë se krejt janë gabim,krejt kanë përgjegjësi pos funksionit të presidentit shqiptar,ndonëse sipas tij,ai e paskësh ,,përkrahjen,,e popullit shqiptar...(sic!).

Në dritën e këtij aktualiteti,gazetari Ylli Rakipi,përmes godit gazetaresk dhe,deri dikund edhe si hulumtues,e pyeti presidentin Ilir Meta:

Zotni president Meta,po ua them shtruar se Ramiz Alia,erdhi në pushtet përmes luftës si i varfër dhe i varfër doli nga politika...!Po ti si hyre në pushtetin shqiptar dhe si do të dilni...?!Kjo,në një mënyrë e shqetësoi presidentin  Meta,i cili mbet  i shtrënguar nuk pati se çfarë të thotë tjetër,lene me një anë Ramiz Alinë,-i tha gazetarit Ylli Rakipi.

Ky model i debatit nga godi i gazetarisë së lirë dhe si fuqi e shtatë,duhet të veprojnë edhe televizionet tjera  në Shqipëri dhe Kosovë.

E kohës,për ata që zgjidhen me votën e lirë të sovranit,duhet të bëhet rregull kushtetuese:Se si hyhet me të dyja këmbet në pushtet dhe si do të dilet nga pushteti...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat