A mund të ndryshohen rrethanat!?

Opinione

A mund të ndryshohen rrethanat!?

Nga: Arben Kurteshi Më: 2 maj 2021 Në ora: 18:03
Arben Kurteshi

Ne i krijojmë kushtet dhe rrethanat, dhe jo rrethanat neve! 

Rrethanat janë vetëm reflektues si pasqyre, të personit apo grupit të personave në fjalë ❗️ Nëse një ditë shikon rrethë e rrotull teje, dhe thua  këto janë kushtet dhe rrethanat ku jetojmë, nuk sheh asgjë tjetër, pos krijimet,  punët dhe angazhimet, sakrificat e së kaluarës⁉️

Derisa ne mendojmë dhe besojmë, se kushtet dhe rrethanat nga jasht, ndikojnë dhe dirigjojnë arritjet tona; atëherë ato kushte  dhe rrethana nga jasht; do të na shtynė si valët e detit, dhe do të dërgojnë pikërisht në atë drejtim që duan ato rrethana, dhe nuk do të ecim në atë drejtim dhe cakun, që ne e duam⁉️

I gjithë ndikimi dhe dirigjimi i rrethanave,  dhe kushteve nga jasht, ndërpritet në momentin kur ne fillojmë ti ndryshojmë ato⁉️ 

Në momentin kur ne realizojmë, besojmë se jemi mjeshtri, krijuesi dhe komandanti kryesorë i kushteve dhe rrethanave, në atë moment fillon dhe ndryshimi i kushteve dhe rrethananave⁉️

Në fakt, ne nuk mund ti ndryshojmë rrethanat direkt, dhe përnjëherë, por ne mund ti ndryshojmë dhe ti rikrijojmë e komandojmë në „kopshtin e fshehur“ në mendjen tonë, në trurin tonë, në brendësinë e kokës sonë, ku askush nuk mund ti sheh, se si duken kushtet dhe rrethanat; që ne i duam, përveq nesh, mu aty ku fillon ndryshimi⁉️

Nëse ne, në kopshtin e shtëpisë nuk i mbjellim lulet që ne i duam dhe kultivojmë ato, nëse ne nuk bëhemi komandat i kopshtit; atëherë do të mbien gjithëçka tjetër në kopshtin tonë,  por jo edhe ato lulet që ne ( i kemi mbjellur dhe kultivuar në „kopshtin e fshehur“ në mendjet tona) i duam⁉️

Kushtet, rrethanat, mundësitë; janë disa nga  aryet e përmendura, pse nuk zhvillohemi ekonomikisht⁉️ 

A mund të ndryshohen rrethanat❗️ 

PO, thotë James Alain❗️ 

Filozofi brilant thotë, rrethanat dhe kushtet mund të ndyshohen në tokën e fshehur⁉️

 

Aromën e lirisë, që e shijojmë sot, lulet e para të lirisë; janë mbjellë ujitur, e janë rriturë në tokën e fshehur, mu në „kopshtin e ndritur“ në mendjen e ndriturë të herojve tanë❗️

 

Edhe pse rrethanat dhe kushtet nuk lejonin të dryshojë gjendja reale, ata i mbollën, kultivuan dhe rritën trëndafilat e kuq, në tokën e feshehut, në kopshtin e tyre të ndritur.

Pse e arritëm lirin? Sepse qëllimet tona ishin në harmoni me veprimet dhe sakrificat tona⁉️ 

Sepse herojtë, dhe i tërë populli, ishin të gatshëm të sakrifikojnë gjithëçka për arritjen e qëllimit❗️

Pa marrë parasyshë rrethanave dhe kushteve, edhe fidanet e zhvillimit ekonomik, mund të mbillen në tokat e fshehura, në kopshtet e ndritura të udhërrëfyesve❗️

Nëse, veprimet janë në harmoni me qëllimin, mund të arrihet zhvillimi dhe standardi ekonomik, që ne e duam❗️

James Alain thotë farat janë mendimet, ndërsa toka e fshehur është truri ynë, ku mund të mbillen, kultivohen dhe rriten mendimet tona. Ku rrethanat indirekt mund të ndyshohen, përshtaten dhe me kohën të arrihen, rrethanat reale që dëshirohen❗️

Kur mendimet kalojnë në shprehi dhe veprimet janë në harmoni me cakun, është e  pa mundur, të mos arrihet qëllimi!

? Kush do të arrinë pak, duhet pak të sakrifikojë. 

? Kush do të arrinë shumë, duhet shumë të sakrifikojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat