Ja pse Partisë Socialiste i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha

Opinione

Ja pse Partisë Socialiste i intereson që kryetar i PD-së të mos rizgjidhet Lulzim Basha

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 29 maj 2021 Në ora: 09:03
Lulzim Basha

Së pari nëse nuk do të zgjidhej Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike me 13 Qershor 2021, këtë do ta dëshironte Partia Socialiste , pasi një kryetar tjetër nuk do ta vazhdonte betejën si Basha për të vënë në vend  demaskimin, kundërshtinë dhe drejtësinë  kundër  regjimit të Ramës për  blerjen e votave.

Së dyti, kryetari i ri nëse zgjidhet i preferuari i Berishës, e ndonjë tjetër dhe jo Basha, ai   do ta pranojë fitoren e Partisë Socialiste duke akuzuar për humbjen  e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 Bashën dhe jo regjimin, kur në fakt Lulzim Basha arriti një rezultat të madh në këto zgjedhje pavarësisht agresivitetit dhe blerjes së votës nga regjimi, dhe pavarësisht sabotimit që atij i bënë edhe nga brenda Partisë Demokratike nga këta tipat si Nishani të cilët tashmë i kanë nxjerrë puplat.

Lulzim  Bashën sot po e akuzojnë për humbje dështakët dhe mjeranët brenda Partisë Demokratike, ashtu sikurse bëri edhe lukunia e dështakëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër Vjosa Osmanit pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 , të cilët e akuzonin atë se prej saj humbi LDK-ja, kur në të vërtetë LDK-ja në ato zgjedhje shënoi rezultatin  historik prej saj , prej kandidaturës së saj për Kryeministre emëruar nga LDK-ja, por që më pastaj pa Vjosa Osmanin LDK-ja pësoi humbjen më të thellë ne historikun e saj në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021.

Nëse do të zgjidhej një tjetër kryetar i Partisë Demokratike dhe jo Basha atëherë ai do të fillojë të propagandojë për fitore në 2025 dhe jo për zgjidhje apo  zgjedhje të reja para kohe gjë e cila do i shkonte shumë për shtati Edi Ramës.

Dhe ajo më kryesorja është fakti se nëse do të zgjidhej një kryetar i PD ai që dëshiron Berisha, atëherë Partia Demokratike do të merrej e do vepronte  si repart politik mbrojtës e avokatie kundër SHBA-ve për të mbrojtur Sali Berishën kundër shpalljes “non grata” që i kanë bënë atij SHBA-të.

Dhe tjetra nëse PD nuk zgjedh Lulzim Bashën për kryetar të saj,  i cili  është një politikan modern dhe i besueshëm nga BE dhe si  proSHBA, atëherë ky do të ishte një shërbim për Partinë Socialiste  e cila do të qeveriste e vetme  e qetësisht  edhe për 4 vite të tjera e pa “shqetësuar” nga ndërkombëtarët, pasi ndërkombëtarët BE e SHBA  e duan VETING-un, shtetin ligjor dhe antikorruptiv si  dhe pra  ndryshimin në Shqipëri, por që ndryshimin nuk e bëjnë fanatikët, as besnikët  dhe as “legjendarët e as historikët” e kohës së ikur, dhe as të ata që habiten dhe nuk besojnë  te SHBA për “non grata”-t ndaj atyre të akuzuarve për  korrupsion dhe  për pengim të  demokracisë dhe te drejtësisë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat