Kryeprokurori shtetit Aleksandër Lumezi thotë: Vettingun do ta bëjmë ne ,jo Ministria e Drejtësisë

Opinione

Kryeprokurori shtetit Aleksandër Lumezi thotë: Vettingun do ta bëjmë ne ,jo Ministria e Drejtësisë

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 qershor 2021 Në ora: 14:17
Adem Bytyçi

Dorën në zemër sistemi i drejtësisë, ai Prokurorial dhe Gjyqësor në periudhën e pas luftës në Kosovë ka qenë i brishtë.

E kanë përcjellur shumë vështirësi dhe të meta , prandaj dhe nuk ka arritur ta realizojë me sukses qëllimin e tij në fushën e luftimit të krimit dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtatave të njeriut.

Shpesh është pohuar nga mediat dhe shoqëria civile se ka qenë i manipuluar edhe nga politika , prandaj edhe disa krime nuk janë zbardhur dhe kanë përfunduar me procedura të dyshimta profesionalisht në rrugë ligjore .

Rastet janë të shumta, por më tipologjike mbetën humbja e jetës në rrethana të dyshimta të Dino Hasanaj ish drejtorit të AKM, për të cilin thuhej se, kishte vra vetën duke e goditur vetën në pjesë të ndryshme të trupit me dymbëdhjetë të ramë me thikë dhe humbja e jetës së studentit të mjekësisë Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në burgun e Prizerenit.

Si është e mundur dhe a mund të imagjinohet që humbja e jetës së një indiviti ,në rastin konkret e Dino Hasanaj , të kualifikohej nga Prokurorë e Gjyqëtarë si dhe Segment tjera të drejtësisë si një vetëvrasje, duke e goditur vetën dymbdhjetë herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, nuk ka sistem drejtësie në botë , i cili një humbje të jetës së një indiviti në këto rrethana do ta kualifikonte si vetëvrasje.

Madje edhe humbja e jetës së studentit të mjekësisë Astritë Deharitë ,në qendren e paraburgimit në burgun e Prizerenit , pasi që është kualifikuar nga Prokuroria e Prizerenit dhe segmentët tjera të drejtësisë ndër të cilat edhe Mjekësia ligjore si vetëvrasje, pas një ekstra ekspertizë nga ekspert të drejtësisë Zvicrane , akoma mbetet rast i pandriquar, i dyshimt dhe i papërfunduar definitivisht se a kemi të bëjmë me vetëmbytje apo me mbytje.

Tani ,me të drejtë duhet parashtruar pyetja: A thu duhet lënë që Prokurorëve dhe segmenëve tjera të drejtësë në Kosovë , të cilët kanë marrë pjesë në të dy rastët e lartpërmendura dhe akoma vazhdojnë të ushtrojnë veprimtari profesionale në fushën e drejtësisë, që t'ju besohet ,që vetë të bëjnë VETINGUN , siç pohon z. Alexandër Lumezi , Kryeprokurori i shtetit?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat