LDK dhe domosdoshmëria për një reformim të thellë – jo kozmetik

Opinione

LDK dhe domosdoshmëria për një reformim të thellë – jo kozmetik

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 3 qershor 2021 Në ora: 08:02
Ruzhdi Peçani

Të ndryshosh, apo të fundosesh! Kjo është dilema hamletiane për gjithë ata që kanë parasysh aktualitetin ,gjendjen e tanishme brenda LDK dhe që kanë vizionin strategjik për të ardhmën.”Shpëtimi qëndron në ndryshimet”.Dhe, këtu pajtohen shumica e politikanëve dhe analistëve politik,ngase ndryshimet mund të kenë edhe kahje dhe mënyra të ndryshme ,po edhe të definohen.Por, për një gjë të gjithë pajtohen – për domosdoshmërinë e ndryshimeve përmes një reforme të thellë - jo kozmetike brenda LDK.

Përse për një reformë të thellë? – Kthehemi në retrospektivë dhe gjenezën e ndodhive.

Kujtojmë Kuvendin e Tretë të LDK-së, dy ditë para masakrës së Reçakut, shkurt 1998. Ai Kuvend i pat lënë pa frymë pjesën më të madhe të LDK-së, kur para delegatëve pat dalë një listë që i përjashtoi nga kryesia e re të gjithë anatërët e kryesisë së deriatëhershme, e ky ishte edhe përjashtim i ish të burgosurve politikë të Kosovës dhe i pjesës tjetër, përfshirë trurin dhe ideologun e filozofisë së LDK-së, tash të ndjerin, akademik Fehmi Aganin.

Mëtej, më 9 dhjetor 2006, Kuvendi i VI-të Zgjedhor i kishte ndërprerë punimet. Kurse situatën që, gradualisht po rrëshqiste nga të qenit nën kontroll, presidenti Fatmir Sejdiu, i sapozgjedhur edhe kryetar i partisë, e quante "debatuese". Së paku disa persona të pranishëm janë plandosur në dyshemenë e sallës, të cilën e kanë skuqur me gjak. Vetë Dacin, Sejdiu e kishte futur diku kah mesi i listës, edhe pse kishte fituar përkrahjen e 160 delegatëve. Dacit i ishin prerë krahët në atë listë! Një Kuvend ku ndodhi Bellum omnium contra omnes (Secili kundër secilit).E gjitha kjo nga mosdurimi,egoizmi,egocentrizmi ,…

Ky Kuvend, kishte marrë epitetin “Kuvend i përgjakur”. Ky Kuvend i kishte dalë dorësh Kryetarit , Fatmir Sejdiut ,që shkaktoi reaksione të njëjta, nga brenda e jashtë vendit, njerëz vërtet të prekur e të ofenduar nga lista Sejdiu, dhe sidomos nga “simboli i unitetit të popullit”, Kryetar i Kosovës Fatmir Sejdiu.Dhe kjo solli dihotominë e LDK nga doli LDD.Dhe për këtë “meritë”,më vonë me ardhjen e Kryetarit të ri Isa Mustafa,nëntor 2010, në Kuvendin e VII Zgjedhor i LDK-së zgjodhi Isa Mustafën për kryetar të partisë, përballë kandidatit Fatmir Sejdiu. Kuvendi i VII Zgjedhor i LDK-së shpalli kryetar nderi kryetarin e deritashëm, Fatmir Sejdiu.Epiteti “Kryetar nderi i LDK”- paradox në vete. Kjo ishte “hematoma politike” e parë që iu bë LDK.

Isa Musatafës i kishte mjaftuar vetëm njëherë hyrja në garë në 2010, që ky dhe dy herëve tjera të rizgjedhej kryetar i LDK-së pa frikën e humbjes.Guximin dhe mbështetjen e kishte në statutin e partisë. Ky statut ia mundësonte komoditetin e të qenurit vet në garë, pa kundërkandidat. Edhe në 2019-ën ,nuk kishte persona brenda LDK-së që do provonin t’i dilnin përballë Isa Mustafës për të ia marrë postin, ngase pengoheshin nga statuti i partisë. Në krye të LDK-së, Mustafa kishte ardhur gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Prishtinës, në zgjedhjet e tjera e deri më tani, Mustafa asnjëherë s’kishte arritur të dilte fitues i zgjedhjeve.

Të kujtojmë rastin me z.Donika Gërvalla Schvarz,ku nuk do i lejohet dhunshëm hyrja brenda ne Kuvendin e LDK,28 Maj 2016 po dhe në punimet e Këshillit të Përgjithshëm.

Më 6 tetor 2019 pas zgjedhjeve do formohej Qeveria ne Koalicion me LVV,një Qeveri ashtu si deshi dhe elektorati – donin ndryshimin.Dhe ndodhi që kjo Qeveri të jetë jetëshkurtër,qëndroj 52 ditë

Kjo shkaktoi shprehje mllefi ,kishte mjaftë zëra proteste të shumicës .Ky ishte më shumë se zë proteste,ishte një mallkim për kastën politike dhe “liderët”.Kështu me shuarjen e jetës së Dr. Ibrahim Rugova,brenda LDK,filluan devijimet e para të klanit të dalin në dritë.Këtu fillon metamorfoza e LDK.

Tani me sintagmën e krijuar, “Rugovizmi” do jetë vetëm si paravan i kryeklanit Isa Mustafa , udhëheqësve të feudeve,poltronëve dhe marionetëve të tij. Çfarë do bëjë ky kryeklan. Do fillonte me detronizimin e fytyrave më të spikatura të LDK,që sipas tyre ishin”e keqja”mbrenda LDK. Ky “lidership” i LDK do shkoj edhe më larg me pafytyrsitë me detronizimin e z-nja Vjosa Osmani, shkarkimi në mënyrë arbitrare me shkelje statutare.

kastë politike,në koalicion me PDK,AAK dhe NISMA, brenda 12 Viteve,me të gjitha qeveritë kanë katandisur vendin duke i hypur popullit në qafë dhe terorizuar.Mund të them,si popullatë,sikur jetuam dhe frymonim si në romanin “Ferma e kafshëve” të Gorge Onvell.

Shtrohej pyetja,do të duroj elektorati i LDK këtë katandisje të partisë dhe vendit? Ata që besuan në vlerat e LDK. Përgjegjëgjëja ishte se, jo! Më shumë se kurrë,nëndëgët dhe degët e LDK ,do duhej në 2020,të bëheshin një zë për një kuvend të jashtzakonshëm të LDK.Por kjo nuk ndodhi,Degët dhe nëndegët ishin “feude”,pra të kapërthyera.Këtë “lidership” duhej ta shporrnin sa më shpejt,ngase këta ishin ajo e keqja, e jo ata të cilët ,kundrejt tyre, kishin mendim ndryshe.Me një lidership të ri të LDK të shkohet në zgjedhje të jashtzakonshme parlamentare,si alternativë e vetme për të nxjerrë vendin nga kjo katrahurë.

Me zgjedhjet e jashtëzakonshme maherët politik dhe kleptokracia duhët vënë në ad acta.Paradigma e Republikës së Kosovës duhet të ndodhë,patjetër !- Rruga drejtë katarzës!

Dhe zgjedhjet u bënë,sigurisht se partia do duhej të mendonte për lidership të ri dhe një narativë të re politike dhe diskursi.Por në LDK këtë nuk e menduan asnjëherë,nuk ishin të përqëndruar në këtë dhe kjo për fajin e lidershipit, LDK e pagoi shtrenjtë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Në mungesë të mendimit të shëndoshë politik ,traditës së demokracisë së brendshme,përvojës politike qytetare,si vend në tranzicion edhe LDK,si partitë tjera ishin pa një vizion dhe programe konkrete , dhe procedurave të forta demokratike,pa “teknologji” të marrjes së vendimeve me shumë improvizime.Lufta për votën hapi skenën për plotë demagog dhe populist,të cilët shpesh me sjellje dhe veprimet iracionale,mjaftë shpesh edhe me përmbajtje vulgare kishin kontaminuar jetën politike,duke larguar politikën nga veprimi i zgjidhjes së problemeve vitale të shoqërisë,me këtë edhe dëmtuan rëndë edhe prestigjin e LDK.

Dhe , LDK përjeton humbjen më të rëndë në historikun e sajë në zgjedhjet parlamentare të 14 janarit 2021,duke u renditur si fuqia e tretë politike në Kosovë, me humbje besimi të elektoratit, simpatizant të zhgënjyer thellë, me të gjitha ato që ndodhën.Dhe përgjegjësi nuk mori askush para Kuvendit, Kryesia që kishte paralajmruar ,si kryesi në dorëheqje,heshti.Jo që nuk do merrnin përgjegjësi po patën edhe kurajon të mësynin postin e Kryetarit të LDK. Nonsens! I pari i partisë në dorëheqje, si zakonsht,diti t'i shmangej përgjegjesisë dhe llogaridhënjen dhe me një sofizëm fajin dhe përgjegjësinë ua hodhi atyre “që ikën nga LDK të cilët shumë shpejtë do ta marrin vesh se sa kanë gabuar”.Lideri ishte arsyetuar se për këtë humbje sikur nuk mbanë përgjegjesei ,”se unë isha jasht këti proçesi zgjedhor “?!

Dhe ,me që “nuk mbante përgjegjësi” do marri titullin “Kryetar nderi i LDK”?! Ky tani si presedan edhe për ata që do vinin?!Kjo është “hematoma e dytë politike” që i shkaktoi vetes LDK!

Kështu ky Kuvend i 14 marsit, delegatët nuk do duhej të bienin pre e Kryesisë në “dorëheqje” kontraverze.Të mos ua jepinn shansin duke u ofru koncesion për të gjitha të bëmat, por nga Kuvendi të shkarkoheshin. Po këtë, nuk e bënë,apsurd në vete,po ta kishin bërë, nga këtu do fillonte reformimi dhe ristrukturimi. Vetëm me largimin e tyre mund të flitej për ristrukturim dhe reforma. Për përgjegjësi të Kryetarit dhe nënkryetarëve të veprohej sipas Statutit të LDK.

Atë që nuk e bëri Këshilli i përgjithshëm dhe Kuvendi më 14 mars,me një shmangëje të qëllimshme,pa shqurtuar dhe bërë një analizë pune dhe veprimi të Kryesisë,vetëm e vetëm të shpëtoj antarët e kryesisë dhe kryetarin,duke bërë edhe shkelje statutare, LDK nuk mund të thuhej se ishte një parti serioze e më së paku “institucionaliste”,si që dëshironin të vetëthirreshin.Në një kohë,kur nuk mund të nngriheshin tensione,Këshillii përgjithshëm i dalur pas 14 marasit,patjetër se duhet bërë një shqyrtim dhe analizë të gjithë asajë që ka ndodhur,atë që ish këshili oportun nuk deshi ta bënte.Kështu së paku të dali me përfundimin e vlerësimit të papërgjëgjësisë së kryetarit dhe kryesisë që iku.

Që të bëhet një reformë e thellë,për të mirën dhe prestigjin e LDK,të dy ish kryetarët do duhej të jenë shtyrë nga ndërgjegja e tyre, duke hequr dorë nga epiteti i “Kryetarit të nderit”- me që nuk i morrën rrugës së nderit ,dhe nuk e meritonin.Po ta bënin këtë do nderonin LDK dhe përsonalitetin e tyre.Po nuk e bëjnë në një kohë do jetë shumë keq kur Kryesia apo Këshilli i përgjithëm ua heqë këtë.Tani nuk mund të përcaktoj se kush do e bënte këtë,me që për këtë nuk ka ekzistuar norma statutare e LDK.

Sipas Statutit, neni 30,Kryesia vendos për dhenjën e Falenderimeve dhe mirënjohjeve –nuk qëndron dhënja e epitetit “KRYETAR NDERI”.Ky epitet është kontrabanduar si “një vegëz” e mundësisë së interferimit të ish kryetarëve,në organet e partisë për interes grupi dhe personal,sikur që veproi këto ditë Isa Mustafa, duke sulmuar kryetarin Lumir Abdixhiku,gjoja se po amneston pozitën me sjelljet e tija. Ashtu si ia morrën krenarinë,po dhe t´ia këthejnë krenarinë LDK-së. Nga e gjithë kjo,del domosdoshmëria për një reformim të thellë organizativ,ristrukturimi po dhe statutar.Kryetari Lumir Abdixhiku si lider,do sfidoj veten karshi Lidhjes Demokratike tëKosovëstë cilën e udhëheq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat