Dukuritë devijante të disa nxënës – akte shqetësuese

Opinione

Dukuritë devijante të disa nxënës – akte shqetësuese

Prof.Dr.Kadri BICAJ Nga Prof.Dr.Kadri BICAJ Më 3 qershor 2021 Në ora: 20:11
Ilustrim

Ti ruajmë nxënësit nga disa dukuri devijante sociopatologjike e shumë të rrezikshme, siç janë pirja e duhanit, konsumimi i alkoholit e në veçanti  i pijeve të ndryshme nakotike (drogat), ngase femijët janë përsonalitete të medha dhe ata nuk duhet ti harrojmë kurrë, edhe nëse kemi probleme të përditshme familjare.

Të shumtë, ishin dhe janë faktorët, të cilët ndikojnë drejtpërdrejtë në keqësimin e pozitës së nxënësve dhe të rinjëve shqiptarë në Kosovë. Procesi i emigrimit të të rinjëve kosovarë para luftës dhe pas luftës në kohërat e fundit janë të mëdhaja. Veprimet e dhunes, të represionit, të terrorit të ish regjimit okupues serb para luftës, ndikimi i krizave ekonomike, që shkaktoi mungesen e të mirave materiale, kërcimi i madh dhe i shpejtë i çmimeve, i papunësisë, ndikimi i luftes dhe i kushteve të luftes, cenimi i së drejtës së shkollimit, të afro 400.000 nxënësve e studentëve shqiptarë para luftës etj, janë një sërë faktorësh të rrezikshëm, të cilët mjerisht kanë ndikuar që sot Republika e Kosovës të ketë mjaft fëmijë me sjelle devijante.

Pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoholit në Kosovë, janë vërejtur qysh moti te personat e rritur. Por, sot, mjerisht nuk është e rastit që edhe në Kosovë vërehen nxënës duke pirë duhan dhe duke konsumuar alkohol, madje edhe nxënës të moshes dhjetëvjeqare.

Dehja e nxënësve, zaonisht është shkaktar i sjelljeve të ndryshme, devijante dhe shkaktar i kriminalitetit. Kjo është rrjedhoj e vrasjeve, e veprave penale të lehta dhe të rënda, e mardhënjëve seksuale me dhunë dhe e trafikimit të qenjëve të gjalla, e mashtrimeve të ndryshme e vjedhjeve të lehta e të rënda. Këto dukuri nuk janë me përmasa aq të mëdha brengosëse, por nuk do të thot që edhe  Kosovën nuk do ta rendojnë më vonë këto të këqija.

Që nga fillimi i mileniumit të ri, Kosovën e dermuar nga lufta, dhe të varfër po e rëndon edhe një e keqe mbarënjerzore – narkomania e importuar si shembull i keq.

Në dekaden e fundit të mileniumit të kaluar, shumë të këqija kanë renduar mbi Kosovën si pasojë e gjendjës që ishte nën okupim. Në vargun e viktimizimit të fëmijëve, të nxënësve e të studentëve në Kosovë e të vrasjes së fëmijëve, cenimi i së drejtës shkollimit të tyre, helmimi i mbi 7.400 nxënësve me qëllim shfarosjeje të substances më të çmuar të të rinjëve dhe mohimi i së drejtës së mbrojtjes shëndetësore e sociale të mijëra nxënësve hyn edhe një dukuri e shëmtuar dhe e rëndë socipatologjike e devijante e të rinjëve kosovarë – semundja e varshmërisë nga keqpërdorimi dhe konsumimi i pijeve të ndryshme narkotike(drogave).

Narkomania është pasojë e konsumimit të substancave të ndryshme narkotike (të drogave), qofshin ato natyrore, apo sintetike.

Në delikuencën e të rinjëve kjo është një ndër sjelljet me të këqija devijante dhe është bërë një ndër problemet më aktuale të shoqërisë së sotme, një ndër aktet më të liga e më të shëmtuara të njeriut, aventurë devijante me të papritura e me rreziqe, veprim që fillohet pa e parashikuar përfundimet dhe pa i llogaritur pasojat.

Çdo fëmijë, nxënës, student a person tjetër, konsumues i këtyre substancave, rrezikon shëndetin dhe egzistencen e vet. Narkomania si pasojë e konsumimit të narkotikëve është e përhapur në tërë botën, sidomos te të rinjët, dhe ka tendenca të përhapjes edhe më të mëdha.Në kohë dhe hapsirë, tani në Kosoves përhapja e narkomanisë është në zanafillë. Me një senzibilizim sa do modest të popullates, duke u treguar fëmijëve, nxënësve e studentëve se çka janë pijet narkotike dhe ku shpie narkomania, mund të parandalohet dhe të luftohet kjo e keqe, meqë narkomania në Kosovë është importuar nga dora e huaj, nga armiqtë tanë dhe synim themelor i atyre që e imponojnë dhe e stimulojnë është degradimi shpirtëror e fizik i pjesës më të çmuar dhe më të shëndoshë që ka Republika e Kosovës, i fëmijëve, nxënësve, dhe i studentëve tanë.

Deri në vitin 1990 të rinjtë tanë, nxënësit dhe studentët nuk kanë ditur çka janë narkotikët dhe çka është narkomania. Nxënësit dhe të rinjtë tjerë kosovarë nga okupimi i dekadës së shekullit të kaluar, përjetuan shumë të këqija, ndër ato gjithsesi është narkomania. Armiku ka vërejtur shumë mir se nxënësit dhe të rinjtë e Kosoves ende i karakterizon epiteti nxënës dhe të rinjë të shëndoshë, dhe pasi me buk e vëllavrasje nuk ka arritur të na gjunjëzojë, ai ka zgjedhur edhe këso formash të helmimit të fëmijëve, të nxënësve e të studentëve.

Është oblikim i yni ti ruajmë fëmijët, nxënësit, studentët dhe përgjithësishtë të rinjët nga sëmundja e varshmërisë, meqë, tani Republika e Kosovës është lodhur dhe është varfëruar nga lufta e kaluar.

Sjelljet devijante të nxënësve në forma të ndryshme, e në veqanti konsumimi i pijeve të ndryshme narkotike (i drogave) është një ngarkes e rëndë në këtë bagazh , andaj nuk është e tepërt gjithnjë të insistiohet për luftë parandaluese kunder këtyre dukurive devijante te nxënësve dhe kunder dukurisë së narkomanisë që shumë lehtë mund të shfaqet në mesin e nxënësve dhe të rinjëve ne përgjithësi. Çdo vonesë dhe injorim rrezikon substancën tonë  - nxënësit – dhe të ardhmen tonë.

Sjelljet devijante të disa nxënës, si dukuri e zezë, nuk bën të gjejnë vend në mesin tonë. Është borxh dhe detyrë kombëtare ti ruajmë nxënësit nga dukuritë devijante dhe nga semundja e narkomanisë, e për tu parandaluar këto nevojitet angazhim i vazhdueshëm i të gjithëve, posaqërishtë i familjes dhe i shkolles, po edhe i asociacioneve tona shtetërore.

Roli i familjes dhe i shkolles, në aspektin e parandalimit, të sjelljeve devijante në përgjithësi është shumë i madh. Prindërit kanë për detyr të kujdesen për edukimin e drejtë të fëmijëve të tyre. Ata janë shumë përgjegjës për çrregullimet dhe sjelljet e tyre devijante, në të kundërtën ndikimet e ndryshme negative të familjeve të nxënësit janë teren i përshtatshëm për përvetësimin e sjelljeve të ndryshme devijante.

  ROLI I PRINDËRVE,AUTORITETËVE SHKOLLORE DHE I ATYRE TË FAKULTETËVE

Kuptohet, në të shumtën e rasteve,prindërit,arsimtaret dhe profesoret nuk duhet të nguten të dyshojnë se nxënësit dhe studentët e vet se po konsumojnë substanca narkotike(droga),përveç nëse për këtë ka deshmi të padyshimt,edhe pse narkomanet e rinj rëndom nuk pranojnë se përdorin droga derisa mos të zihen në vepër.Në veçanti, kujdestaret e klasës duhet përherë ta verejnë dhe ta ndjekin syçelë sjelljën dhe mësimin e nxënësit të vet.

Në momentin që bindet se ndonjë nxënëx po përdor narkotikë(drogë),arsimtari duhet ta paraqes rastin të mjeku i shkollës apo psikiatri në dispanzerin më të afërt.Prej atij çasti prinderit,subjektët edukativo arsimore të shkollës dhe kujdestari i klasës nuk duhet të kenë detyrë më të rendësishme se ajo që të çrrenjosin dukurin e narkomanisë në rrethin shkollor,përkatësisht ta largojnë atë nxënës nga grupi i narkomanëve.Kjo dukuri kërkon nganjëherë që e tërë familja a atij nxënësi narkoman ta nderrojë vendbanimin ose shkollën dhe ai nxënës duhet përherë ta ketë mbikqyerjën e shtuar nga ana e prindërve dhe përherë ta ketë fëmijën(nxënësin)pranë vetes.

Në çastin kur kuptohet (mjerisht,shpeshherë me vonesë)së fëmija në ndonjë familje,nxënësi e i ndonjë shkolle përdorin substanca narkotike(drogë) dhe janë bërë të mvarur për drogë dhe janë sëmuar nga sëmundja e varshmerisë-narkomania,çortimi i prindërve,mjekut të shkollës dhe të autoritetve edukativo-arsimore e i rrethit më shumë janë akte destruktive se sa konstruktive.

Atyre në fillim gjithësesi duhet tu afrohet ndihma,të nxiten dhe tu jepet kurajo,të bashkëpunohet në fazën e mjekimit dhe të shërimit,sepse mjekimi është i domosdoshëm dhe mundshëm pasi që mjekim ka ndërsa shërimi në disa raste është i pamundshëm,ku mvaret se në cilin stad të konsumimit të mjetëve narkotike është,por dosido në fazën nismetare kur verehet së ndonjë i ri po konsumon narkotikë-mjekimi dhe shërimi është gadi i qindpërqindët,në të kundertën ata shkollës dhe rrethit ku jeton do ti thotë l a m t u m i r ë e për një kohë të shkurtër edhe jetës.

Atmosfera e shëndosh në edukimin special me parime pedagogjike nëpër istitucionet arsimore kontribon forcimit të vullnetit,vetëbesimit e hovit të të rinjeve në mësim e që kjo është shumë me rëndësi në parandalimin e konsumimit të narkotikëve(drogave).Të rinjt që njoftohen për rreziqet që i sjell keqpërdorimi i narkotikëve(drogave)e që meson në ambient të shëndosh mësimor dhe në rrethin me nxënës të edukuar mirë  do të mund tu kundervihet relativisht lehtë shperndarësve të narkotikëve(drogave),meqë nuk do të ndiejë nevojë për”lumturinë”që i ofrojnë substancat narkotike(drogat).

Edhe përkundër punës parandaluese dhe edukimit special në institucionet edukative-arsimore, kur paraqitet ndonjë narkoman apo sëmundja e narkomanisë si pasojë e konsumimit të narkotikëve(drogave),ajo duhet alarmuar, por pa dramatizime.Friksimit si masë represive, duhet ti shmangemi sa të jetë e mundur.Përjashtimi i narkomanëve nga rrethi shkollor kursesi nuk duhet të vijë në shprehje, sepse është një deshtim i njëmendët pedagogjit në edukimin special të të rinjëve.Atyre duhet tu ndihmohet me të gjitha forcat që të largohen nga shoqëria e narkomanëve.Ndihmë të tillë përveç prindërve të tij, mund tia ofrojnë më se shumti pikërisht shokët dhe shoqet e tij në shkollë, fakultete dhe arsimtaret dhe profesoret, ndaj të cilëve ka bësim.

Kujdes!!!

Droga është e keqe mbarnjerëzore...

Të gjithë ata që merren më qeshtjën e narkotikëve (drogës),narkomanet dhe narkomanin, përshendetje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat