Ngjarje të tilla rrallëherë ndodhin në shtetet e tjera

Opinione

Ngjarje të tilla rrallëherë ndodhin në shtetet e tjera

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:23
Adem Bytyçi

Vetëm në një vend , në të cilin vetëdija kombëtare e disa formacionëve politike është zero, bënë "vaki" t'i thuhet anti kombëtare një qeverie e cila e luftëon korrupsionin, krimin ekonomik të organizuar, hajdutërin e pasurive kombëtare dhe bënë reforma të thella për ta bërë shtetin një shtet ligjor, i cili në vend që t'i tolerojë hajnat që të bëhen miloner, i lufton ata dhe i'u del zot qytetarëve që mos të këtë mundësi askush për t'ia vjedhur pasuritë e tyre , për t'u pasuruar vetë.

Qeveria aktuale Kurti , prej që ka filluar qeverisjen e vendit, i ka marrë disa veprime në ineteres tē shtetit dhe qytetarëve , me që rast të gjithë janë të mendimit se Kosovës ka filluar t'i vije era shtet në të cilin po luftohen në mënyrën më adekuate dhe ligjore shumë anomali, të cilat e kanë dëmtuar ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve .

Subjektët politike të cilat i humben zgjedhjet e fundit të parakohshme dhe u detyruan të dalin në opozitë, të gjitha reformatë e qeverisë aktuale Kurti, në vend që t'i përkrahin i vlerësojnë skandale.

Duke qenëse forcimi i shtetit, luftimi i korrupsionit , zhvillimi i hovshëm ekonomik ,vendosja e rendit dhe ligjit dhe ngritja e mirëqenjës së qytetarëve është në intresin e të gjithëve , kjo duhet t'i bashkojë pozitë opozitë e jo t'i ndajë për shkaqe banale politike dhe ambicje patologjike për pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat