“U rizbulua” Non – paper - si i ri shqiptar!

Opinione

“U rizbulua” Non – paper - si i ri shqiptar!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 7 qershor 2021 Në ora: 10:27
Sherif Ramabaja

Kohët e fundit shqiptarët po bombardohen me Non – paper  nga të gjitha anët.

Të gjithë si duket janë pa autorësi, pra janë anonim. Po supozohet se shumica e tyre origjinën e kanë nga Serbia e Rusia.

Ne të gjorët vetëm po lexojmë për ta dhe po shikojmë se si të tjerët po na i vizatojnë dhe qëndisin kufijtë tanë.

 Ndoshta edhe ne si të harruar nga bota, po presim si gjithnjë që të del dikush me një Non -paper, që do ta paraqiste realitetin dhe ta tregnte të vërtetën e trojeve shqiptare.

Më në fund ndoshta do të ishte më reale që ne vetë ta ndalim këtë trend dhe të dalim me Non – paper -sin tonë dhe ta themi të vërtetën që ka ekzistuar dhe ekziston sot.

Dikush mendon se nëse ne dalim me Non – paper -sin shqiptar, ekziston rreziku që e tërë bota do të ngritet në këmbë.

Sodomos do të jenë të zëshëm dhe çështjen mund ta dërgojnë në Gjykatën e Hagës, të gjith ata që mbajnë territoret tona të uzurpuara dhe ata që i kanë vizatuar kufijtë tanë.

Apo nëse duam që t´i kursejmë akuzat ndaj nesh duhet që të heshtim si gjithmonë, po një gjeneratë duhet ta bart at barrë që ta ngris zërin e së vërtetës derisa të kumboi qielli.

Ne kemi luftuar për ta mbrojtur vendin, po edhe leht kemi hequr dorë nga territoret tona, për këtë na akuzojnë pasardhësit tanë. Barrën më të rëndë ua kemi ngarkuar mbi shpinë, pikërisht këtyre gjeneratave.

Armiqtë dhe kundërshtarët tanë po na akuzojnë kur sportistët, prominentët, njerëzit e kulturës dhe të muzikës gjatë sukseseve të tyre me dy duar po e formojnë shqiponjën, kurse shtrohet pyetja çdo të bënin e si do të reagonin po ta shpalnlim Non – paper -sin tonë. Do të na përpinin sikur të ishin kanibal, po patën mundësi.

Nëse ne nuk lëvizim, po ashtu dëmtojmë veten sepse do të na thonin, ju po fleni, derisa të gjith ndaj jush qëndrojnë në këmbë.

Apo ndoshta edhe ne të paraqitemi me Non - paper anonim, nëse kemi frikë ta themi të vërtetën mbi tragjedin tonë. Përparësia e Non – paper -sit anonim mund të ishte se aty mund të shfaqnim idetë dhe të vërtetën tonë pa ngurrim.

Me një Non - paper të tillë do të dilnim së paku para dyerve të Beogradit, do ta kthenim Hot e Grudë, tivar, Tuz, Ulqin e Malësi, Maqedoninë Perëndimore dhe do të zbrisnim deri në Prevezë.

Nëse akuzohemi për një Non - paper të tillë atëherë do të duhej të negocionim me Kroacinë, Slloveninë, Greqinë dhe ta kërkojmë Dardaninë deri në Trojë.

Dëshmi kemi mjaft. Nëse nuk kërkojmë të shtrihemi deri atje, sepse do të na thonin është e kaluar e largët dhe nëse u ikim negociatave me shtete të ndryshme, atëherë të koncenrohemi dhe ta kërkojmë të tashmen e afërt, të zbarkojmë para dyerve të Beogradit.

 Këtë të vërtetë e dinë të gjithë edhe nëse insistojnë ta heshtin. Non – paper -si shqiptar ekziston me shekuj, i njohur dhe i gjallë, ne vetëm po e rifreskojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat